
Ministria e Jashtme e Francës njoftoi se Algjeria, me të cilën marrëdhëniet janë tensionuar për shkak të ndalimeve të ndërsjella vitet e fundit, u ka kërkuar 12 punonjësve të ambasadës franceze të largohen nga vendi brenda 48 orëve, transmeton Anadolu.
Sipas lajmeve në mediat kombëtare, ministri i Jashtëm francez Jean-Noel Barrot e përshkroi kërkesën e Algjerisë që 12 punonjës të ambasadës franceze të largohen nga vendi brenda 48 orëve si “të padrejtë”.
Barrot i bëri thirrje Algjerisë të anulojë vendimin e saj pas ndalimit e tre shtetasve algjerianë në Francë.
Duke thënë se ky vendim u mor si reagim ndaj “ndalimit të tre algjerianëve për shkak të kryerjes së krimeve të rënda në tokën franceze” ministri Barrot tha se ata janë në një kohë ku po përpiqen të rivendosin lidhjet e dialogut me Algjerinë.
“U kërkoj autoriteteve algjeriane të heqin dorë nga kjo masë e dëbimit, e cila nuk ka lidhje me procedurat e ndalimit”, tha Barrot.
Ai theksoi se do të ketë përgjigje “të menjëhershme” për dëbimin e personelit të ambasadës nëse Algjeria nuk anulon vendimin e saj.