ZEQIRJA DHE ZEJNEPE REXHEPI ME EJUP AJDINI DHE EROLL VELIJA.

Pamje nga takimi i sotëm letrar (18.02.2017) i Klubit të Shkrimtarëve “OENEUM”, me ç’rast u bë përurimi i dy veprave të autorëve tetovarë:

  1. Vepra autoriale “XX vjet me penë në dorë”, e Ekrem Ajrulit, për të cilën folën recensentët: Prof. dr. Ejup Ajdini dhe Mr. Sulejman Mehazi;
  2. Vëllimi poetik “Perla e dashurisë” e Nita Belulit, për të cilën foli Dr. Zejnepe Alili Rexhepi. Nën moderimin e gazetares së TV “Koha”, Arijana Ibrahimi, në skenën e “Oda”, në Pallatin e Kulturës – Tetovë, interpretuan vargje poetët e Klubit “Oeneum”, studentë e krijues të shumtë. Studentet: Besarta Ramadani dhe Bjondina Vejseli, interpretuan vargje nga veprat e autorëve në fjalë, përderisa Abdylkadër Selimi e interpretoi poezinë “Pasaporta”, të poetit, studiuesit, albanologut, Prof. dr. Agim Vinca.  Për pjesën argëtuese u përkujdesën: Zana Zumeri, violiniste dhe Trim Antoni, kitarist. Mbetemi me shpresë se do të takohemi në aktivitetin letrar të radhës! Me nderime: Klubi i Shkrimtarëve “Oeneum” – Tetovë!

Shekulli Agency