Poezi nga Shpresa Purde-Memedi: ÇKA DESHËT NGA UNË?

Dë dashur miq, nga cikli i ri për botim veçoj poezinë për martiren e vogël Valbona Zymberi mbesa e vetme në atë kohë e komandant Abedin zymberit, e cila ndëroi jetë gjatë granatimit të shtëpisë së tyre në Sluçpan në luftën e vitit 2001
Shpirti ëngjëllor i pushoftë në parajsën e përjetësisë!

ÇKA DESHËT NGA UNË?

Çka deshët nga unë
O ju! Blasfem i shoqërisë!
Velenxat e njerëzisë
Të ngrysurit e historisë!?
Bestytët e njerëzisë
Dritëshuarit e foshnjërisë
Falltarët e diturisë
Çka deshët nga unë?

Me buzëqeshje dritëdhënëse
Në shafran
Një ëndërr fëmijërore
Rrëmbyer nga pashpirtësia
Plandosur në grykë të pushkës 
Engjull në tokë
E njomë njomëz
Nga filizi krijuar
Ndjesi e re
Nga i Madhërishmi 
Shpirt i vogël 
Në botën hileqare!
Në formë të përsosur dhuruar!

Vrundujt e erës 
 Në këtë Maj të bukur
Vrundullimë dhuroi!
Në flakërimë të vetëtimës
Në flakë të ajzotit
Një flakë pushke
Flakore zjarri kundërmoi!

Nga lajthitësit 
Bethyerit 
Një gurë flamë 
Nga të flamosurit në këtë 
 Tokë! 
Nën historinë trishtuese
Moj vashëz nga familja 
Hyjnore
Engjull krahëthyer
E njomë…
Fytyr ëmbël 
Shuar…
Me zë të heshtur
Lamtumirën 
E fundit…

Të dashurit e mi!
Nga nostalgjia përmallur
Ju lot mos derdhni për mua, jo!
Xixëllimat e dritave të syve të mi
Nuk janë të kalbur! Jo!
Gjithëmonë me ju!
Nuri im që qesh në fytyrë
Gjithëmonë pranë jush!
Shpirti nurbardhë
Nurshëm në parajsën
Me erën dehëse të luleve
Përjetësisht me ju!
Shikimi nuk më është kalbur, jo!
Ajo ju ndjek gjithëmonë me zemrën 
Që nuk pushoi së rrahuri
Për ju!
O ju! Të shumëdashurit e mi!

Shpresa Purde-Memedi
Shekulli Agency