Nga Eroll VELIJA: BUZËQESHJA

111-5444Buzëqeshja është armë shumë e fuqishme joshëse mes cifteve. Për ti lërë mbresa partnerit tuaj, buzëqeshja është e rëndësishme sikurse ajri për mushkëri. Ajo hapë rrugët e komunikimit dhe zbutë edhe zemrat me të ngurta…

Flitet se arma më e fuqishme e shumë njerëzve është buzëqeshja. Me qeshje lirohet një sasi e madhe e energjisë nervore. Qeshja i zbutë pasojat e stresit çfarëdo lloji qoftë ajo. Sikur për këtë na dëshmojnë me mjaftë sukses aktoret e famshme si Xhulia Roberts, pastaj Katarina Zeta Xhonsi të cilat vërtet kanë një buzëqeshje mrekullisht të bukur dhe të gjerë. Shumë njerëz gjatë bisedës së tyre plotësisht i kushtojnë vëmendje fjalëve përderisa si për çudi gati pothuajse në tërësi e lënë anash gjuhën trupore, ato lëvizje të trupit dhe të fytyrës. Përkundrazi, nëse dikush dëshiron të arrij përshtypje të mirë te pala tjetër, duhet të mësoj se kjo në masë të madhe varet nga buzëqeshja si dhe nga mimikat e fytyres.

Ata që merren me studimin e mimikës na bëjnë me dije se ekzistojnë disa tipa të buzëqeshjes dhe secila e ka domethënien e vet. Ajo mjaft mirë mund të na e zbulojë karakterin e një njeriu. Shumë njerëz buzëqeshjen e përdorin si maskë për ti fshehur emocionet e verteta. Me siguri keni pasur raste në jetën tuaj tja parashtroni dikujt ndonjë pyetje dhe si përgjigje ka pasuar buzëqeshja dhe ndërrimi i temës. Kjo tregon se keni ngacmuar fuqishëm emocionet e personit dhe për ta mbajtur kontrollin ju është përgjigjur me buzëqeshje. Disa hulumtues theksojnë se personat që qeshen edhe atëherë kur nuk kanë arsye për një gjë të tillë me këtë tregojnë se nuk kanë siguri në vete. Nëse dikush qeshet fort edhe nëse ja tregoni ndonjë mahi të pakripë, me këtë ju e zbuloni sensin e dobët për humor të tij.

Gjithë neve na kujtohet ajo buzëqeshje misterioze e Mona Lizës nga piktura e Leonardo Da Vinçit. Buzët e mbledhur në buzëqeshje enigmatike të cilat mezi puthiten e që fare pak vërehen. Personat e tillë që kanë këtë buzëqeshje, thonë psikologët, janë të kujdesshëm dhe të pasigurt ndaj vetes dhe te tjereve.

Buzëqeshja e hapur dhe e ngrohtë, është karakteristikë e personave shumë pozitivë. Personat e tillë janë me atë tregojnë se sa janë të lumtur që takohen me dikë. Buzëqeshja e tillë është shumë joshëse dhe te ben per vete.

Buzëqeshja plotësisht e hapur gati infektive është ajo që dominon në gjithë fytyrën. Mollëzat e faqeve janë të ngritura, këndet e buzëve të ngrehura e sytë shkëlqejnë si yje.

Buzëqeshja ka efekte Sherrues

Sa herë qe njeriu qeshe, truri liron një materie që quhet endorfin, hormon ky që të bënë të lumtur . Po sa të qeshni bëheni të lumtur, e kur njeriu është i lumtur, qeshe edhe më shumë. Si foshnje njeriu mësohet të komunikoj përmes qeshjes. Kur nëna qeshe, edhe foshnja qeshe. Për ta vërtetuar efektin terapeutik të buzëqeshjes, mjafton të përmendim se sa mirë ndjehet njeriu kur dikush i fal buzëqeshje. Ndjeni nevojë që edhe ju ti buzëqeshni. Disponimi i juaj barazohet me disponimin e njeriut që u ka dhuruar buzëqeshje, pasiguria dhe dyshimi humbet dhe aty për aty krijohet njëfarë lidhje e këndshme në raportet tuaja.

Buzëqeshja e sinqertë dhe e gjerë mund të jetë shumë e dobishme në miqësi. Me një buzëqeshje të sinqertë mund tja ktheni disponimin dikujt nga pikëllimi. Paramendoni dikë që e njihni të shqetësuar e që qanë pa kontroll. Pasi tju tregoj arsyen dhuroni vetëm një buzëqeshje , do të ndryshoj edhe disponimi i palës tjetër. Me këtë në të vërtet ja bëni me dije se me vëmendje e keni dëgjuar dhe jeni të interesuar për problemet qe ka personi.

Nëse vërtet dëshironi ta joshni simpatinë tuaj, ja një mënyrë e buzëqeshjes që do ta mbaj mend gjatë: Shikoni anash, pastaj shikoni simpatinë tuaj pa e lëvizur kokën dhe buzëqeshni që shkëlqimi të vërehet në sytë tuaj kur ta vendosni kontaktin me sytë e simpatisë. Është me rëndësi të mos aktroni gjatë kësaj, po të buzëqeshni nga zemra. Nuk është mirë asnjëherë të aktrohet gjatë buzëqeshjes. Hipokrizia shumë shpejtë kuptohet nga njerëzit te tjerë dhe vërtet dallohet nga buzëqeshja e ngrohtë dhe e sinqertë, ngase sytë në vend se të shkëlqejnë mbeten të ngrirë dhe të ftohtë. Nëse arrini të buzëqeshni ngrohtë, mund të fitoni gjithçka që dëshironi nga njerëzit tjerë.

Shekulli Agency