Cikël poetik nga poetja: XHEVRIJE KURTESHI NIMANI

USHTARI I LIRISË

Me shamin e nënës E fshiva lotin e mallit E me penën e motrës  E shkrova historinë e kombit.

U bëra udhëtar në rrugën e pakthim Prindërit i ngushëllova me ikje në kurbet, Para se të nisesha e putha tim bir në ball Trimi i babait paç fatin e mbarë.

Tek pragu i portës prindërit më uruan Të qoftë rruga e mbarë bir mos na harro, E nga syri i nuses loti i nxehtë pikoi E vogla ime bijë me buzëqeshje më gëzoi.

Shekulli Agency