UDHËKRYQI ANGLEZ NJË PROJEKTPLAN I RICOPËTIMIT TË BE-së APO DIÇ TJETËR !!??

111-543333Shkruan: Savash Veliu

Populli britanik votoi në referendum duke kërkuar daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, gjë që e detyroi Kryeministrin Cameron të deklaronte dorëheqjen. Mirëpo, shtetet e tjera të Mbretësisë së Bashkuar, Skocia e Irlanda nuk votuan për daljen nga BE, por për qëndrimin në familjen evropiane.

Po kështu, Pas rezultatit shokues, edhe Londra ka nisur një peticion online ku kërkojnë shkëputjen nga Britania e Madhe dhe të qëndrojnë në BE.

Ka gjasa që pas BREXIT, Skocia dhe Irlanda të dalin jashtë Britanisë dhe të anëtarësohen në BE dhe ja atje në Mbretërinë e Bashkuar të ndodh Ballkani..!? Shoqëria britanike është e përçarë, por ajo nuk është e vetme sot në këtë gjendje. Edhe në Francë, në Poloni, në Austri, në Gjermani, edhe këto vende janë thellësisht të përçara.

Diçka si BE-ja është absolutisht e rëndësishme. Ajo është përgjegjëse për një periudhë të gjatë të paqes pas viteve të luftës. Nëse gjithë Britanikët zgjodhën daljen nga BE, atëherë Skocezët mund të mbajnë referendumin e dytë për mbetje në Be, dhe kjo do të rezultoj shkëputja nga Britania që më pas atë të ndjek edhe Irlanda e të tjerë.

Tani: Sa do të jetë dëshira e vendeve të mëdha të BE-së si Gjermania, Franca apo vendet e tjera për ta mbajtur në këmbë BE-në? Kancelarja gjermane Angela Merkel e përshkroi rezultatin e referendumit si një goditje serioze ndaj integrimit  evropian!

Po tani Franca me Hollandën rishqyrtojnë mbetjen ne BE!? A është kjo lojë komplotiste politike si një prej lojërave të kaosit konfliktues apo është dic e pakontrolluar!?

Fotografia tregon se; në BE do të ketë më shumë pasiguri politike në krahasim me të shkuarën. Ndikimi ekonomik është i dukshëm në Britaninë e Madhe, BE dhe në SHBA. Ka spekulime të shumta dhe në orët e fundit një sasi e madhe parash ka ndërruar dorë. Tani miliarderët ndodhen në një tjetër Kontinent. EuroAzia për momentin është forca më dominuese e përfaqësuar nga dy të pestat e pasurisë së botës dhe vend të parë me Petrol në të, më shumë se ajo e Evropës dhe SHBA-ja gjë e kryesuar nga Rusia. Një prej arsyeve mund me qenë edhe kjo.

E dyta;

Komandanti i ushtrisë amerikane në Evropë, Gjeneral Lejtnant, Ben Hodges thotë se NATO momentalisht nuk do të mund të mbronte vendet baltike nga një sulm i Rusisë dhe se, Forcat ruse do të mund ta okuponin Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë por edhe të Polonisë më shpejtë se sa ne do të mund t’i mbronim ato.

Marrëdhëniet në mes të NATO-s dhe Moskës janë në nivelin më të ulët prej Luftës së Ftohtë si pasojë aneksimit që Rusia i bëri gadishullit ukrainas të Krimesë dhe përkrahjes që iu jep separatistëve që po luftojnë në Ukrainën lindore.

Këto janë dinamikat që tregojnë se po kjo gjendje mund me qenë një projekt i fshehtë i Globalizimit luftënxitës; Lënia e Botës Gjermane Merkeliane ose botës katolike të vetmuar përball Rusisë si gjatë LDB-së, e cila kryeson sanksionet ekonomiko-politike ndaj Rusisë Putiniste!

Kjo krizë është vetëm njëra prej shumë krizave: kriza e refugjatëve, kriza e Grexit dhe kështu me radhë. BE si sistem nuk është më në gjendje t’i kontrollojë krizat, këtë e shohim prej kohësh. Kështu që çështja që shtrohet nuk është se a mund të bëjë diçka BE, por a janë vërtet të gatshëm që të mendojnë në mënyrë fundamentale për riorganizimin politik dhe demokratik të këtij kontinenti. Kjo ështëdetyra e momentit dhe ky është sinjali ose paralajmërimi që na jep Brexiti.

Besoj se pikërisht këtu nis një shkallë e madhe moskuptimi i projektit europian. Ai që lindi si bashkim i popujve që ndajnë vlera të njëjta, paqe, solidariteti, respekti ndaj jetës, progresi e ndihmë reciproke përfundoi në një ndërmarrje ekonomike të përbashkët, ku i pasuri u bë dhe më i pasur, i varfëri u vafërua dhe më shumë. Evropa e sotme nuk ka asfarë fytyrën që i kishin dhënë etërit e saj themelues.

Ajo u katandis në një korporatë burokratësh njerëzish pa vizion e pa ide që nuk inspirojnë dot kërrkënd. Është pikërisht këtu kriza e sotme e projektit europian dhe nëse nuk ridimensionohen marrëzitë e pushtetit të mëdhenjve që e shohin Europën për ta mjelë, projekti bëhet nul.

E treta;

Në këto kushte ku do të jetë Shqiptaria?

Rikthehemi tek na. A do ndërtojmë një strategji kombëtare mbarëshqiptare? A do e kuptojnë më së fundi shkurtpamësit vendimmarrës se nuk shkojmë dot përpara me troje e popullatë shqiptare të copëzuar në fise? Një është zgjidhja.

Një Shqipëri e vetme me 7 milionë shqiptarë, një monedhë kombëtare, Leku që duhet të fillojë urgjentisht nga përdorimi në gjithë hapësirën shqipfolëse, një program arsimor. Një komb, një shtet, një Shqipëri e vetme!

Shekulli Agency