Turqia, faktor stabiliteti në Ballkan

“Turqia kurrë nuk ka kryer aktivitete të ashpra fetare në rajon. Përkundrazi, Turqia ka shprehur gjithmonë mbështetjen e saj kundër grupeve të dhunshme që ia atribuojnë ideologjisë islame këto të këqija”

111-54433Ballkani i cili për një kohë të gjatë është ngujuar në çështjet siç janë minoritetet dhe thellimi i ndasive fetare dhe etnike, me marrëveshjen e Dejtonit e cila i dha fund luftërave të përgjakshme të cilat shpërthyen nga ndarja e ish-Jugosllavisë, ka prangosur rajonin duke e futur në një “rrugë qorre politike” dhe tani është në prag të një procesi të ri i cili ose të shpie rajonin në një “stabilitet permanent institucional” ose në një valë të re të dhunës.

Përfshirja e aktorëve global të “stabilitetit” në shtetet e Ballkanit, në instancë të fundit bën pjesë në përqafimin e qëllimeve strategjike siç janë shkëputja e aleancave dhe sigurimi i korridoreve energjetike.

Turqia e cila ka lidhje të ngushta historike dhe kulturore me Ballkanin, të rrënjosura thellë, ka identifikuar rajonin si njërin nga elementët kyç të politikës së saj të jashtme dhe vazhdon aktivitetet e saj në rajon duke përqafuar perspektivat të cilat në fjalët e kryeministrit Ahmet Davutoğlu “nuk paraqesin krizë, por janë të bazuara në vizion”. Këto aktivitete ndjekin rrugën e cila shkon përtej të gjithë zonave të konfliktit pavarësisht “zërave të ashpër” të cilët kanë dalë si rezultat i polarizimit të fundit politik dhe axhendave të fshehta.

– Tre arsyet kryesore për politikën Ballkanike të Turqisë-

Politikat të cilat Turqia i zbaton në rajon janë të themeluara bazuar në qasjen e saj multilaterale dhe mbi pjesëmarrjen në nismat ndërkombëtare të paqes. Sipas strategjisë 2013 të përpiluar nga Ministria e Jashtme e Turqisë, politika e Ballkanit po formësohet duke qenë e bazuar në tre postulate kryesore: “Dialog politik i nivelit të lartë”, “siguri për të gjithë, integrim maksimal ekonomik” dhe “ruajtja e strukturës multietnike, multikulturore, multifetare dhe strukturës sociale të rajonit”.

Me këtë qasje, Turqia koncentrohet në dimensionin social dhe kulturor bashkë me aktivitetet ekonomike. Përqendrimi i Turqisë në këto instrumente të buta të forcës nga njerëzit e rajonit perceptohet si një hap qëllim mirë i cili çon drejtë stabilitetit dhe mirëbesimit.

Megjithatë, disa kritika dhe akuza në drejtim të Turqisë të cilat bëhen pa pasur ndonjë mbështetje objektive, siç është ai lidhur me rritjen e kërcënimit të DAESH-it në Ballkan, mund të sqarohen me faktin se Ballkani është në fokus të një lufte të fshehtë strategjike lidhur me alternativat e rrugëve të energjisë, dhe nga ana tjetër, garës së super fuqive në ekonomi, politikë dhe kulturë.

Megjithatë, ekspertët mendojnë se ky lloj i qasjes mbart në vete rrezikun e konvertimit të kësaj në propaganda të zezë si dhe do të thellojë ndarjet në strukturën e brishtë multietnike dhe fetare të Ballkanit.

– Aktivitetet e TIKA-s në Ballkan –

Turqia njëjtë si SHBA-të, Gjermania dhe Vatikani, siguron shërbimet e veta në sferën e arsimit, shëndetësisë, ndihmës humanitare dhe restaurimeve, ndërsa nëpërmjet institucioneve të ndryshme mundëson edhe punësime në Ballkan.
Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) njëri nga institucionet prania e së cilit është ndjerë në Ballkan, ka një fushë të gjerë të veprimtarisë në rajon. Sipas raportit të publikuar për aktivitetit e saj, vlera e projekteve dhe aktiviteteve të TIKA-s janë si vijon: 45.5 përqind në shëndetësi, 20.49 përqind në administratë dhe shoqëri civile, 15,81 përqind arsim, 14,78 bashkëpunimi kulturor dhe restaurimi, 3.45 për qind ujë dhe higjienë.

– Kishat dhe manastiret janë restauruar gjithashtu –

Fakti se TIKA po kryen punë publike dhe projekte restaurimi në vende të krishtera të kultit, në shtete ku është minoritet paraqet një tjetër shenjë për përpjekjet e saj në rajonin e Ballkanit me një qasje gjithëpërfshirëse, pa asnjë lloj diskriminimi. Brenda kornizës, një kompani restaurimi (Qendra Kombëtare për Restaurim) e porositur nga TIKA me kërkesë të Republikës së Maqedonisë, ka bërë studimin e fizibilitetit dhe punët ndërtimorë për kishën “Shën Gjorgji” afër qytetit të Kumanovës.
TIKA gjithashtu ka furnizuar me alarm, mbikëqyrje dhe alarm zjarri manastirin “Fojnica Fransisken” në Bosnjë dhe Hercegovinë, si dhe ka bërë planifikimin mjedisor për bujtinat e Kishës Ortodokse të Maqedonisë ato të “Virgjëreshës Maria” e cila bën shërbimet fetare të Krishtlindjeve dhe Pashkëve për komunitetin krishterë ortodoks në vend.

– Përkrahje e madhe financiare për minoritetin 5-përqindësh –

Është e jashtëzakonshme që aktorët e tjerë që punojnë në mënyrë aktive në rajon zakonisht bëjnë përpjekjet e tyre drejt një qëllimi i cili i jep prioritet mirëqenies dhe interesit të një grupi të caktuar. Për shembull, të krishterët në Kosovë përbëjnë pesë përqind të komunitetit kosovar, ndërsa “Selia e Shenjtë” po siguron mbështetje për qeverinë që të hapë një numër të objekteve të kultit në mënyrë që minoriteti i krishterë të mund të kryejë shërbimet e tyre fetare në mënyrë të duhur.
Në këtë drejtim në vitin 2010 u ndërtua një katedrale në përkujtim të Nënë Terezës – një figurë kyçe historike për të krishterët në rajon. Për më tepër, OJQ-ja Katolike “Caritas”, vazhdon përpjekjet e saj duke ofruar projektet për mbështetje sociale për të krishterët e Kosovës siç janë arsimi, shëndetësia dhe punësimi nëpërmjet organizatës së saj me seli në Ferizaj që përbëhet nga personel 153 anëtarësh dhe 400 vullnetarë.

– Përpjekjet e SHBA-ve në Ballkan –

Shumica e projekteve të SHBA-ve, një nga vendet më me ndikim në Ballkan, përmbyllen përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) që fokusohen në shëndetësi, arsimin dhe punësimin.

USAID-i mbështet investimet në Serbi, Maqedoni dhe Mal të Zi dhe këtë e realizon nëpërmjet Fondit për Sipërmarrësi, (SEAF) Fondit të Ballkanit të Jugut, i cili startoi në vitin 2005.

Zinxhir i supermarketëve GOMEX, me seli në Serbi, është njëri nga investimet kryesore që USAID-i e bëri nëpërmjet SEAF-it në fushën e punësimit. USAID-i vepron gjithashtu në bashkëpunim me OJQ-të e tjera në rajon. Ai siguron mbështetje financiare për OJQ-në me emrin “Balkan Sunflowers”, e cila bën përpjekje kulturore dhe arsimore, së bashku me Fondin e Arsimit të Romëve i themeluar bashkërisht nga Banka Botërore dhe biznesmenit George Soros.

– Restaurimi i xhamive është prioriteti i katërt –

Një kohë të gjatë i përdorur si pretekst për kritika ndaj ndikimit dhe përpjekjeve në rritje të Turqisë në Ballkan, përpjekjet e restaurimit të xhamive është prioritet i katërt i lartë për TIKA-n, të cilin David Phillips, akademik amerikan dhe ish-këshilltar në Departamentin e Shtetit, nga Huffington Post e përmendi në njërën nga artikujt e tij të fundit. Në artikullin, Phillips përmendi përpjekjet e restaurimet e TIKA-së për vendet e adhurimit që janë ndër elementet kryesore të trashëgimisë historike dhe kulturore në Kosovë, ku nëntëdhjetë përqind e popullatës është muslimane, në një akuzë të pabazë se “radikalizmi fetar përhapet nëpërmjet këtyre vendeve të adhurimit”. Koha e shkrimit të këtij artikulli, që është bërë vetëm një ditë pas mbajtjes së Forumit Afarist Serbi-Turqi më 28 dhjetor të vitit 2015 që është një nga nismat kryesore strategjike të Turqisë në Ballkan, ngjall dyshime se mund të ketë disa motive të tjera pas akuzave të tij.

– “Prania e Turqisë zbut ekstremizmin”-

Ekspertët dhe akademikët që e njohin dhe vëzhgojnë rajonin nga afër pajtohen se aktivitetet e Turqisë në Ballkan kanë rëndësi në parandalimin e tendencave radikale ndryshe nga kritikat dhe vlerësimet e pafavorshme. Nga kjo perspektivë, Joseph J. Kaminski, asistent profesor amerikan në Universitetin Ndërkombëtar të Sarajevës në Bosnje, tha se këto lloj kundër-diskutime janë rritur së bashku me forcimin e pranisë së Turqisë në rajon.

“Numri i muslimanëve kosovarë që janë bashkuar grupeve me prirje radikale nuk është i lartë. Arsyeja për këtë është se kosovarët muslimanë kuptimin e fesë e bazojnë në medh-hebin Hanefi së bashku me faktin se tendencat fetare që shkaktojnë ekstremistët janë balancuar nga tempujt e rindërtuar nga Turqia si një vend i bazuar në medh-hebin Hanefi”, tha Kaminski.

Duke nënvizuar se përshtypjet e tij në këtë fushë po ashtu i konfirmojnë opinionin e tij Kaminski tha se: “Turqia ka një trashëgimi të pasur në mbarë Ballkanin. Verën e kaluar unë isha në Prizren. Njerëzit që takova atje thonë se i vlerësojnë përpjekjet e Turqisë. Gjuha turke në masë të madhe përdoret nga popullata e Prizrenit dhe stili arkitektonik dhe kafenetë ishin në stilin osman. Ishte shumë domethënëse që presidenti Erdogan mbajti një nga fjalimet e tij në shtator të vitit 2013 në këtë qytet fuqishëm të personifikuar në stilin osman”.

– “Turqia, mburoja kundër ekstremizmit fetar në Ballkan” –

Prof.dr. Metin Izeti nga Universiteti i Tetovës në Maqedoni tha se së bashku me rritjen e efekteve pozitive të Turqisë në rajon, aktivitetet fetare dhe kulturore të OJQ-ve janë bërë më të dukshme, që pengon disa njerëz dhe i ka çuar ata për të kryer aktivitete nxitëse në mesin e njerëzve që jetojnë atje. “Si rezultat i kësaj bezdie, ata përpiqen të etiketojnë politikën e jashtme turke si” neo-osmane”, tha Izeti duke shtuar se: “Vërtetë nuk mund të kuptojë çfarë dëmi kanë sjell në rajon aktivitetet e Turqisë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Bosnjë e Hercegovinë, Bullgari dhe Mal të Zi. Është evidente se ata mbjellin ngatërresa midis popujve të Ballkanit të cilët janë mirënjohës për përpjekjet e Turqisë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore”.

“Ndryshe nga siç thonë disa njerëz, Turqia kurrë nuk ka kryer aktivitete të ashpra fetare në rajon. Përkundrazi, Turqia ka shprehur gjithmonë mbështetjen e saj kundër grupeve të dhunshme të cilat ia atribuojnë ideologjisë islame këto të këqija dhe është përpjekur që të parandalojë përhapjen e ekstremizmit në masat më të gjëra të njerëzve. “Prania e Turqisë në rajon,” vazhdoi Izeti, “përfundimisht do të paraqesë faktorin më të rëndësishëm për të parandaluar këto ekstremizëm.

-“Prania e Turqisë në Ballkan, shumë pozitive në efektin e parandalimit të radikalizmit fetar”-

Studiuesi i marrëdhënieve ndërkombëtare në Shqipëri, Dr. Enri Hide, thekson në një intervistë për AA se prania e Turqisë në Ballkan është shumë pozitive në efektin e parandalimit të radikalizmit fetar dhe Turqia sipas tij ka zhvilluar një sërë instrumentesh për ta arritur këtë.

Ai shprehet se Ballkani pas luftës së Kosovës ka njohur një ndryshim radikal të balancave të gjeopolitikës, ku sipas tij ka influenca negative dhe pozitive. “Me influencë negative dua të them për radikalizmin i cili po përpiqet të përhapet në të gjithë rajonin, por nga ana tjetër kemi aktorë të tjerë shumë të rëndësishëm pozitivë siç është Turqia të cilët për një sërë arsyesh që lidhen me shkaqe politike, ekonomike dhe historike”- deklaron Dr Enri Hide.

Ndërsa në këndvështrimin e tij TIKA është instrument i rëndësishëm i diplomacisë publike të Turqisë që vepron në këto vende. “Një instrument sikurse e kanë edhe vendet e tjera të fuqishme të botës. Un mendoj që TIKA është një instrument jashtëzakonisht i nevojshëm për Turqinë dhe për shtetet në të cilat ajo vepron dhe ofron ndihmë me mundësi për rritjen e kapaciteteve të cilat rimëkëmbin infrastrukturën, për ngritjen e kapaciteteve të institucioneve shtetërore të vendeve në zhvillim e sipër. Në këtë kontekst besoj që TIKA është si një aset shumë i rëndësishëm i Turqisë, vend ky që është një partner strategjik i rajonit”-shton Hide.

Përfshirja në Ballkan i një fuqie si Turqia në këndvështrimin e tij shërben së pari për stabilitetin në një fare mënyre dhe për të shërbyer si një faktor konstruktiv i Islamit të moderuar dhe e dyta shërben për të krijuar atë për sa i takon Islamit të moderuar nga pikëpamja fetare.

Shekulli Agency