SKENARI “SHQIPËRIA E MADHE” SI GURDISTANI I MADH !

Shkruan Savash Veliu

Në Ballkan do shikojmë Projektin e Shqipërisë së Madhe, Maqedoninë e Madhe, Trakën e Madhe e tjera skenare.

Ka bërë shumë çudi fakti se si edhe pas votës së Shqipërisë kundër Jerusalemit kryeqytet, ka pasur një lëvizje të shtuar dhe intensive të lobimit të komunitetit hebre ndaj Tiranës, lobi i cili tmerron Amerikën që kur e morri për peng përmes Donalld Trump (një biznismen i suksesshëm por pa eksperienc politike).

Pjesëmarrja e Edi Ramës, kryeministrit të Shqipërisë në aktivitetin më të rëndësishëm të lobit shumë influent hebre në SHBA, gjithashtu ka qenë një tjetër pikëpyetje që ende nuk ka marrë përgjigjen e saktë por duket se nuk është edhe rastësi.

Kjo mund të shikohet fare qartë në një shtim të investimeve hebreje në territoret shqiptare. Por përse ky interesim kaq i madh për Shqipërin derisa në anën tjetër lobi hebre nuk sheh të arsyeshëm njohjen e Kosovës si shtet!?

Pas hulumtimeve dhe analizave të shumta mbi shtrirjen e strategjisë së interesit Hebrejo-Anglo-Amerikan ndaj tokave shqiptare tregon një plan të sajuar afatgjatë që përgaditet në ballkan, gjegjësisht mbi Shqiptarët dhe tokatë e tyre që prej Çamërisë e më thellë!

Me dekada është në proces ky projektplan, saktësisht prej vitit 1981 që filloi me Demostratatë e Kosovës të sajuar nga shërbimi secret CIA për ta rrënuar rendin kushtetues Jugosllav.

Analizat gjeopolitike të bëra brenda këtyre viteve shpalosin planin amerikan për Ballkanin, japin alarmin për shtetin helen duke treguar planin e copëtimit të Greiqisë dhe krijimin e Shqipërisë së Madhe (kuptohet një shtetë pa pushtet shqiptar).

Duke iu referuar analizave të bëra së shpejti do të duhej të bëhej Shqipëria e Madhe e cila do të përfshijë Epirin e Greqisë (Çamërinë deri në mes të Greqisë së sotme) dhe gjysmën e Maqedonisë deri në Shkup (kujto projektin ’Shkupi 2014’), por këtu qëndron një pengesë e madhe siç është  Turqia, e cila arriti për një dekadë ti përmbysë të gjitha planet Anglo- Amerikane dhe të NATO-s mbi Lindjen e Mesme e veçmas në Siri duke lënë  të paralizuar edhe projektin ‘’Shqipëria e Madhe’’ për një kohë…!

Greqia është shteti i radhës, të cilin e pret fati i ish Jugosllavisë, por jo me mjete dhe në formë të njëjtë. Shtetet që nuk kanë arritur të demokratizohen edhe gjatë dy dekadave të fundit (qëllimisht të frenuar nga demokratizimi prej Anglo-Amerikanëve), në shekullin 21, vështirë se mund të mbijetojnë në epokën e globalizmit dhe integrimeve të reja në botë, Greqinë e kanë shndërruar gjatë viteve të fundit në fuçi të vërtetë baruti, nga i cili e ndan vetëm momenti për të ekspoloduar.

Amerika po projekton krahas ‘’Shqipërisë së Madhe’’ edhe ‘’Maqedoninë e Madhe’’ me kryeqytet Selanikin dhe Trakën e Madhe. Por jo vetëm kaq, edhe Kreta do të bëhet e Pavarur për shkak të një kanali detar që do të  krijohet në Egje.

Këtu Shqipëria është ‘fëmija i përkëdhelur’ i Amerikës, ngase janë kurdët e Ballkanit. Prandaj shqiptarët sot janë 100% pro Amerikës që presin ditën e ngritjes së shtetit etnik por në dëm të shqiptarëve. Shqiptarët duhet të pyetenë; Ku mbetën ‘’Kurdët’’. A fituan shtetin e premtuar apo mbetën në baltën e haresës? Për shqiptarët përgjigja më adekuate do ishte fati i popullit kurd si një mësim i hidhur i së nesërmes. Ky është plani i amerikanëve, por thjeshtë nuk është publikuar deri më sot.

Planet amerikane dolën në hap për shtetet e Azisë, por nuk janë paraqitur për Evropën (brenda saj me ‘’Shqipërinë e Madhe’’).

Jo rastësisht ishte deri më sot edhe Greqia fëmiu i lazdruar i Perëndimit i lënë anash nga demokratizimi i vendit duke jetuar mbi kredi të majme pa llogari, ngase një ditë edhe ajo do ta përjetojë fatin e ish Jugosllavisë duke u ndarë së paku në tre minishtete të protekturuara nga Amerika-Anglia dhe Israeli.

Sot dihet se 52% e territorit të krahinës me emrin Maqedoni, me qendër në Selanik është pushtuar nga Greqia sipas Marrëveshjes së Bukureshtit, në vitin 1913. Në mënyrë sistematike, përmes dhunës e terrorit nga rajoni është shpërngulur një pjesë e madhe e popullsisë vendase, sidomos pas Luftës së Dytë Botërore dhe Luftës civile në Greqi gjatë vitit 1948. Pjesa më e madhe e tokave të rajonit janë në pronësi të këtyre banorëve të shpërngulur me dhunë, të cilët (çuditërisht) kanë filluar t’i kërkojnë dhe do t’i fitojnë këto prona, siç po i kërkon popullata shqiptare në Çamëri.

Grekët tani thonë se; Amerikanët do na i marrin të gjitha për Shqipërinë!

 

Shekulli Agency