Si do të jenë marrëdhëniet turko-amerikane me Trump?

Në fakt përgjigja e kësaj pyetjeje duhet kërkuar në deklaratat e mëparshme që presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump ka bërë gjatë fushatës…

tru-8659Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është Donald Trump.

Çfarë ndikimi do të ketë Presindeca Trump në Turqi?

Përgjigja e kësaj pyetjeje është e fshehur në deklaratat e mëparshme të Trumpit.

Në korrik, disa ditë pas tentativës së Organizatës Terroriste Guleniste (FETO) për grusht shteti në Turqi (15 korrik), Trump kishte dhënë një reportazh për “The New York Times”, ku kishte bërë deklarata edhe në lidhje me Turqinë.

Në këtë reportazh Trump kishte folur me lëvdata për Presidentin Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).

“Ajo që ndodhi nuk ishte grusht shteti, dështoi, mbeti në tentativë. Kisha besim tek ai (Erdoani) se do t’i kthente në drejtim të kundërt zhvillimet. Disa thonë se (tentativa e grushtit të shtetit) është diçka e organizuar, por unë nuk mendoj ashtu”, ishte shprehur Trump.

Donald Trump ka dhënë sinjale për t’i dorëzuar Turqisë kreun e FETO-s, Fethullah Gylen. Në lidhje me ekstradimin e Gylenit, këshilltari i presidentit të ri amerikan për Lindjen e Mesme, Sajgën Shimshek (Saygın Şimşek), që njëherësh është edhe një shtetas amerikan me origjinë turke, thotë: “Kemi bindjen se Fethullah Gyleni është një terrorist. Gyleni është një kryebandit që jeton në Pensilvani, kreu i një organizate që ka anëtarët e ndjekësit e saj jo vetëm në Turqi, por në të gjitha vendet e botës, dhe njëherësh ka rrjetin më të madh të shkollave shtetërore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përveç kësaj prej shumë vitesh ai ka lidhje materiale dhe shpirtërore me familjen Clinton. Të paktën kundër tij janë ngritur 3 padi dhe qeveria turke kishte kërkuar ekstradimin e tij për t’iu nënshkruar procesit gjyqësor. Vetëm se administrata e Presidentit Obama i kishte refuzuar të gjitha këto kërkesa të Ankarasë. Zoti Trump në deklaratat e tij e ka shprehur disa herë që ai do të luftojë me organizata të tilla terroriste”.

Në përgjigje të një pyetjeje se do të ndërhyjë apo jo në rastet e shkeljes së të drejtave të njeriut që pretendohet se ndodhin në vendet aleate në qoftë se ai do ti fitojë zgjedhjet presidenciale, Donald Trump kishte thënë se “Amerika para se t’u bëjë presion vendeve të tjera duhet të “shikojë veten e saj, e të ndreqë gabimet e saj”.

“Për mendimin tim nuk kemi të drejtë t’u japim leksione të tjerëve. Pa shikoni njëherë ato që po ndodhin në vendin tonë! Si mund t’u japim mësim të tjerëve, kur dikush vret me gjakftohtësinë më të madhe punonjësit e policisë?”, ishte shprehur Trump.

Edhe pse nuk do të kenë lidhje me marrëdhëniet turko-amerikane, disa politika të Donald Trumpit mund të ngjallin reagime në Turqi dhe mund të jenë objekt i politikës së brendshme.

Sepse Trump në një fjalim që kishte mbajtur gjatë fushatës elektorale kishte thënë se në rast të zgjedhjes president do të ndalonte hyrjen e myslimanëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Trump pretendon se xhamitë në Amerikë duhet të mbahen nën mbikëqyrje dhe është i mendimit se myslimanët duhet të përgjohen nga forcat e sigurisë në kuadër të antiterrorizmit.

/trtshqip/

Shekulli Agency