Si arriti PKK-ja ta transformojë ‘çështjen kurde’?

3542288-443Pas zgjedhjeve të 7 qershorit 2015 PKK-ja filloi sërish aktet terroriste. Nëse ju kujtohet ajo që debatohej më shumë në opinionin publik në atë kohë ishte se kush e kishte nisur i pari konfliktin, dhe jo vetë aktet terroriste. Çështja se kush i filloi i pari veprimet e armatosura vazhdoi të mbetej në qendër të diskutimeve për një kohë të gjatë. PKK dhe derivatet e saj terrorin që kishin rinisur e kishin emërtuar “Lufta e Pallatit“. Madje për policët që binin dëshmorë në operacionet antiterror organizata (PKK) përdorte shprehjen “banda e pallatit“, term që vazhdon ta përdorë ende edhe sot.

Por unë mendoj se tani çështja se kush e përmbysi tryezën nuk është më rend të ditës. Sepse PKK-ja dhe zgjatimet e saj arritën të krijojnë një atmosferë për ta mbajtur jashtë zhvillimeve personin, pra Oxhalanin, pikërisht atë që e përmbysi tryezën e bisedimeve dhe që inskenoi sërish një skenar gjakatar.

Shumica dërrmuese e vendit ishte dakord ta përtypte (ta pranonte) dhe ta shikonte si një “ambasador të paqes” një njeri që e njeh si “kriminel të foshnjave” vetëm për atë që nënat të mos qanin më për bijtë e bijat e tyre, që vëllazëria të mos helmohej, që e ardhmja e vendit të mos errësohej dhe që të mos derdhej më gjak. Por Oxhalani me një dinakëri tinëzare orientale këtë tolerancë tentoi ta prezantojë si të ishte një meritë e vërtetë e tij dhe jo si një kredi që i ishte njohur atij.

Kur e kuptuam që qëllimi kryesor i HDP-së dhe PPK-së ndërsa i thoshte qeverisë “ti e përmbyse tryezënishte të maskonte “kriminelin dinak”, që në fakt ishte ky ai që e kishte kthyer përmbys tryezën, tashmë pamë që ky informacion për ne nuk kishte më vlerë.

Ne pamje të parë çështja në fakt mund t’ju duket si diçka e thjeshtë, por unë nuk jam edhe aq optimist. Pasi është një çështje shumë e komplikuar.

Nuk është një çështje që mund të nënvlerësohet fakti, që kreu i një organizate terroriste vazhdon ta drejtojë atë edhe pse është duke vuajtur dënimin në burg.

Organizatat dhe derivatet e saj provuan si të realizojnë pa armë atë që kërkonin të bënin me rrugën e armëve. Për shembull tryeza e bisedimeve për ata nënkuptonte përgatitjen e tezgjahut për të realizuar pa armë atë që kërkonin të kryenin me armë duke kontrolluar ndryshimet që po ndodhnin në boshtin e negociatave dhe zgjidhjes së çështjes (terrorit).

Shkaku i uljes në tryezën e negociatave për ata (kurdët) nuk ka qenë lënia e armëve dhe ndalimi i gjakderdhjes, por ndërtimi i një sistemi për të realizuar pa armë atë çfarë synonin të arrinin përmes armëve. Dhe në momentin që e kuptuan që ky sistem nuk ishte ndërtuar ose nuk kishte mundësi si të krijohej një diçka e tillë, atëherë rrëmbyen sërish armët.

Nga sa kuptohet nga Procesverbalet e Takimeve me Oxhallanin (i cili vazhdon të vuajë dënimin në ishullin Imrali), ky i fundit e shikon veten si personi unik dhe shpëtimtari i vetëm i Lindjes së Mesme, i Turqisë dhe i rajonit (të banuar nga kurdët).

Mirëpo për të vënë në jetë këtë skenar shpëtimtar ka nevojë për një kaos. Dhe të gjithë njerëzit besnikë të tij Oxhalani i organizoi me një mekanizëm që do të shkaktonin kaosin e dëshiruar. Dhe duke qenë se fusha e veprimit të kaosit ka qenë mjaft e gjerë, ai vazhdoi të dërgonte në mal personel madje edhe në kohën kur vazhdonin negociatat.

Për vazhdimin e këtij plani Oxhalani kishte përgatitur edhe një plan veprimi dydrejtimësh; i pari kishte të bënte me organizimin e banorëve të zonës, pra i kurdëve, duke i vendosur ata në mënyrë të pavetëdijshme dhe pa pasur ndonjë qëllim të caktuar nën urdhrat e një bande të armatosur, dhe i dyti ishte mbështetja thellësisht e zhvillimeve që do ta nxirrnin Turqinë jashtë kornizave të një vendi të administrueshëm.

Fillimisht nisi një aktivitet i gjerë organizimi shoqëror përmes OJQ-ve në mënyrë që të mos mbetej as edhe një hapësirë boshe në rajon (e banuar kryesisht nga kurdët). Ky aktivitet kishte për qëllim të ndryshonte sociologjinë ekzistuese. Dhe duke qenë se ideologjia e organizatës nuk ishte e përshtatshme për ta ndërtuar këtë sistem mbi sociologjinë ekzistuese PKK-ja veproi menjëherë si ‘Unionistët’ (anëtarët dhe simpatizantët e Komitetit të fshehtë Bashkim e Përparim të xhonturqve, shën.përkth.), si të ishte shpirti binjak i tyre dhe e ndryshoi shoqërinë.

Degjenerimin (zvetënimin) që Nacionalistët dhe Qemalistët nuk arritën ta bëjnë në këtë rajon për 80 vjet, organizata e realizoi në dhjetë vitet e fundit.

Në dallim nga Unionistët, të cilët nuk arritën tu hiqnin dot burrave as shallin që mbanin në kokë (pushi), PKK-ja nocionin e “namusit”, i mishëruar me gratë kurde, vitet e fundit e shndërroi në një paçavure me kuptimin e plotë të fjalës.

Çështjen kurde, e cila ka ekzistuar për arsye të deficitit demokratik, PKK-ja e transformoi në një çështje që tashmë nuk u intereson vetëm kurdëve. Nuk duhet nënvlerësuar aspak një organizatë që ka arritur ta bëjë një gjë të tillë. Më në fund njerëzit e zonës e kanë parë fytyrën e vërtetë dhe të ndotur të organizatës dhe nuk kanë për t’u besuar aq lehtë më këtyre banditëve, vetëm se kjo nuk do të thotë që ata kanë besim tek shteti dhe qeveria. Në qoftë se nuk do të veprohet me kujdes PKK-ja dhe Oxhalani do ta bëjnë jofunksional edhe këtë fakt, ashtu siç nuk ka më kuptim sot të dihet se kush ka qenë ai që e ka përmbysur apo braktisur i pari tavolinën e bisedimeve.

/TRT/

– Nga Prof. Dr. Mazhar Bağlı, ligjërues në Degën e Sociologjisë së Fakultetit të Shkencave Njerëzore dhe Sociale pranë Universitetit “Yildirim Beyazit” –

Shekulli Agency