REALIZMI SOCIALIST, VRASËS I SHPIRTËRAVE TË SHQIPTARËVE

Nga: Xhafer Sadiku

Nëse Sigurimi, Prokuroria dhe Gjykata ishin armë që vranë dhe dënuan dhjetëra mijëra shqiptarë, letërisa dhe arti i realizmit socialist kanë qenë dhe mbeten armë edhe me të fuqishme të PK-PPSH-PS për të plagosur dhe vrarë shpirtërat e shqiptarëve.

Partia u merrte tokat pronarëve, nën postulatin “Toka u përket atyre që e punojnë”, shkrimtari nuk e bente dy fjalën e saj; i dha Partisë “Toka Jonë”…

Partia do tu merrte fshatarësisë bukën e gojës, të prodhuar me aq mundim… gati ishte “Bereqeti”, “Përballimi” etj.

Rezistonte fshatarësia për të hyrë në kooperativë, por Partia shpalli kulakun. Nën mësimet e Partisë, shkrimtarët, poetët, piktorët, kineastët…krijuan vepra pa fund me figurën e kulakut. Lëre mos e pyet se çfarë hoqën shtatëmijë familje të mjera… Le t’ua mbante fshatarëve të tjerë të kundërshtonin. E pësonin si ata…

Do të përfundonte kolektivizimi i bujqësisë ne Malesi, gati ishte autori me “Ara në mal”. E sa e sa të tjera…

Partia luftonte zakonet “prapanike” i gatshëm ishte edhe malua me dasmën e tij…

Për të zhdukur pasojat e këtyre krimeve do të duhen dhjetëra vite. Por, deri më sot nuk është bërë asgjë për të rehabilituar viktimat duke denoncuar artin kriminal të realizmit socialist. Asnjëri nga autoret nuk tha një fjalë pendese, “më falni se me veprën time u kam lënduar”.

Shumë prej atyre që e kanë pësuar kanë rënë në kurthin e Partisë e cila, mbron veprat e realizmit socialist dhe prish apo tjetërson ndërtesat. Kështu ndodhi me Kinostudion, me kinematë, me Lidhjen e Shkrimtarëve, kështu po ndodh me Teatrin Kombëtar…

Partia vlerëson akoma edhe më shumë autorët e këtyre veprave. “Artist i Popullit”, “Artist i Merituar”, “Nderi i Kombit”, “Shkrimtar i Madh”, “Poeti i madh”, “Qytetar nderi”, etj. Pensione speciale, pensione suplementare, shtëpitë e korifenjve të socrealizmit shpallen muze, etj… Ndere pa fund e të pamerituara, se ata i duhen si gjithnjë, për të kafshuar të tjerët, ata që nuk janë të sektit të tyre. Nderkohe, kur shkrimtare, poete, piktore e krijues te tjere te talentuar e moderne bojkotohen dhe veprat e tyre lihen ne harrese.

Shekulli Agency