Pse nuk mundëm ta kem idol Ibrahim Rugovën?

SmakajPër ta kuptuar politikën paqësore që ia kanë zgjedhur liderit Rugova, duhet që pikë sëpari ta kuptojmë se çka donte në fakt Milloseviçi.
A ishte i interesuar Milloseviçi të kishte luftë në Kosovë?
Përgjigjëja është JO. Jo aspak. Përkundrazi, Milloseviçi kishte bërë të gjitha planet për të mos pasur luftë kundër shqiptarëve të Kosovës. E pse?
Sepse kishte plane edhe më të rënda, eksploatimin, shfrytëzimin dhe marrjen e çdo elementi të dinjitetit njerëzor, ai i urrente shqiptarët, por jo për ti vrarë, i urrente për ti bërë ata të mos duken njerëz.
Në takimin e tij me Tuxhmanin, i kishte thënë:
-Shqiptarët marrin vesh vetëm kur të ua thyejsh turinjtë-
Lindin pyetjet: A ishte Ibrahim Rugova shqiptar sipas Milloseviçit? A ia ka thye turinjtë ndonjëherë Milloseviçi Rugovës?
Nuk e di, ndoshta edhe ia ka thyer turinjtë. Ndonjë fakt të tillë nuk kam dëgjuar.
Ndërsa kemi në anën tjetër intelektualin e madh Ukshin Hotin të cilin e kanë mbajtur nën tortura.

Të kthehemi pak tek koha kur Kosova ishte ende me disa të drejta të caktuara brenda Jugosllavisë, pra para vitit 1989.
Në atë kohë, prej Dr. Rugovës, e te Rrahman Morina e deri te Isa Mustafa, të gjithë kanë besua në forcën e shtetit Jugosllav, ata asnjëherë në jetë të vetë nuk kanë pasur besim që shqiptarët mund të bëhen as Republikë brenda Jugoslavisë, e lëre më për pavarësi të Kosovës, pavarësinë as ëndërr nuk kanë guxua me pa.
Një fakt që e dëshmon këtë pohim është edhe vërejtja që Dr. Rugova ia kishte dhënë Rexhep Qosjes për shkak se ky i fundit kishte ngritur zërin për të drejtat e shqiptarëve të Kosovës e që ishin në kundërshtim me interesat e Jugosllavisë. (Kjo vërejtje ka qenë e publikuar në gazetën RILINDJA të kohës).
Kur Milloseviçi mori frenat e Jugosllavisë në dorë, atëherë ai në plan kishte Serbinë e madhe, ndarjen e Bosnjës mes Serbisë dhe Kroacisë si pjesë e cila duhej të bëhej me luftë sepse Bosnja ishte Republikë e Jugosllavisë dhe ndryshe nuk bëhej.
Ndërsa për Vojvodinën dhe Kosovën që ishin Krahina as që e mendonte luftën. Do mjaftonte ndryshimi, përkatësisht heçja e Kushtetutës së vitit 1974 dhe Kosova sëbashku me Vojvodinën bëheshin pjesë e Serbisë.
Në Vojvodinë, struktura e popullsisë ishte në favor të Serbëve, kështu që as nuk priste Milloseviçi ndonjë reaksion të madh nga hungarezët.
Ndërsa në Kosovë e dinte mirë që do kishte kundërshtime, por UDB-ja i kishte premtuar Milloseviçit që do e evitonin luftën.

Arsyeja e evetimit të lufës ishte e thjeshtë:
-eksploatim dhe shfrytëzim maksimal të resurseve natyrore dhe njerëzore shqiptare-

Para se të flasim për eksploatimin në forma të ndryshme, përmes aparatit të dhunës, të shohim aspektin politik të heçjes së Kushtetutës dhe kanalizimin e shqiptarëve të Kosovës në lëvizje paqësore.
Milloseviçi e kishte dosjen e sëcilit intelektual shqiptar të kohës, ua dinte mirë siç i thonë fjalës edhe ‘zorrtë në stomak’.
I duhej sëpari njëri prej tyre që të bëhet tradhtari në sytë e shqiptarëve. Një që pranon ndryshimin e Kushtetutës dhe rreshtohet krahas politikës së Milloseviçit. Është e çuditshme pak sesi e futën në këtë lojë të marrjes së këtij roli Rrahman Morinën. Sa i përket burrnisë, Rrahman Morina ka qenë shumë ma burrë në kuptimin e fjalës sesa Isa Mustafa e të tjerët. Këtë e dëshmon fakti që kur Rrahman Morina e kuptoi lojën çnjerëzore të Milloseviçit, kur e kuptoi që ishte veç një instrument në dorën e Milloseviçit, atëherë Rrahman Morina u rebelua dhe e vranë në Parlament. Ai vdiç si tradhtar për shqiptarët dhe nuk do mirret askush me të, por megjithatë ai u rebelua në fund dhe nuk vazhdoi të ishte masha e Milloseviçit. Kaq ishte me Rrahman Morinën.
Në anën tjetër Milloseviçi kishte vëndosur që ata që nuk pranojnë të jenë pjesë e kushtetutës së re, do largohen nga puna, nga shkollat, nga çdo institucion. Pra me një fjalë nuk je më qytetarë, por thjeshtë një qënie pa të drejta apo një vegël pune që fletë dhe që duhesh të sillesh sipas urdhërave të serbëve, jo sipas rregullave. Rregullat dhe ligjet ishin vetëm për serbët.
Mirëpo Milloseviçi e dinte që shqiptarët mund të rebelohen. Për të pasur nën kontroll këtë gjë, i duhej një lëvizje paqësore, e ngjashme me lëvizjen paqësore të Gandit në Indi, të cilën lëvizje e kishte planifikuar shërbimi i inteligjencës britanike, ku përmes një lëvizje të tillë anglezët eksploatuan me dekada një popull që kishte gati një miliardë banorë. Me rrëmojza dhëmbësh do e kishin fituar luftën kundër anglezëve. Për fund Gandi vritet nga një idealist i lirisë, pra një qytetar indian.
Milloseviçi për të bërë këtë lëvizje paqësore, kishte angazhuar ‘intelektualët’ më lojalë që Lidhjen e Komunistëve ta shëndrrojë në një parti tjetër që shqiptarët do i shkonin pas. Dhe pa u çuditur fare kështu ndodhi. Lidhja e Komunistëve shëndrrohet brenda natës në LDK. Të gjithë e dijmë që në fillet e para të LDK-së, personi që ka vrapuar për të biseduar me intelektualët shqiptarë se kush të bëhet kryetar i LDK-së, ka qenë pjesëtar i UDB-së.
Pra UDB-shët i fusnin nën kontroll të drejtëpërdrejtë shtresen intelektuale përmes një partie që do të quhet kombëtare. Në anën tjetër LDK në programin e saj kishte disa paragrafe që shkruante që nuk e cenon territorin e Jugoslavisë e rrjedhimisht të Serbisë.
Personi që pranoi të bëhej kryetar i LDK-së ishte Ibrahim Rugova. Dihet mirëfilli që të paktën katër doktor tjerë shkencash e kanë refuzuar këtë pozitë.
Me krijimin e LDK-së trasohet rruga paqësore e Milloseviçit për shqiptarët e Kosovës.
Veç të sqarohemi se politikë paqësore nënkupton kur dy palë me të drejta të barabarta dhe përafërsisht me forca të barabarta, mund të dakordohen që të mos bëjnë luftë me njëri-tjetrin për ndonjë mosmarrëveshje. Psh. Korea e Veriut dhe Korea e Jugut zbatojnë politikë paqësore mes vete, mirëpo sëcili në shtetin e vet është Zot vetë.
Politika paqësore e njëanshme, kur një popull është i pushtuar, nuk është më politikë paqësore, por nënshtruese. Edhe qëllimi i Milloseviçit ishte ky, një politikë ku shqiptarët nënshtrohen deri në gjunjëzim para tij.

Pas kanalizimit të shqiptarëve në rrugën paqësore, fillon eksploatimi. Planet e inteligjencës serbe i ngjajnë planëve të sektorit të ekonomisë të SS-ve të Hitlerit.
Shqiptarët së pari të shfrytëzohen ekonomikisht deri në metelikët e fundit, pastaj të rrahen, të torturohen, të ç’njerëzohen e në fund o të vdesin, o të ikin vetë ku të dojnë. Kështu policia serbe fillon shfrytëzimin direkt të shqiptarëve duke u shqiptuar dënime pa fund në trafik. Duke ua mbledhur faturat si obligim ndaj administratës me dhunë. Duke i maltretuar në forma të ndryshme. Duke u kërkuar armë që nuk i kishin dhe duke i detyruar ata që ti blejnë ato armë dhe ti dorëzojnë.
Listat e shqiptarëve të maltretuar janë pafund. Nuk ka shqiptar që e kanë dërguar në stacion të policisë që pasi e kanë rrahur mirë, nuk ia kanë kërkuar 500 marka gjermane nëse don të iu shpëtojë rrahjeve tjera. Të gjithë i kanë paguar. Ku ka ma fyerje të dinjitetit njerëzor sesa kjo metodë, të rrahë derisa shkon në Spital dhe pastaj edhe të kërkon të paguash për lodhjen e policëve që të kanë rrahur.
Nga kjo metodë, qindra miliona marka janë inkasuar për mirëmbajtjen e administratës policore të Milloseviçit.

Në anën tjetër shqiptarët ishin obliguar nga LDK-ja (një parti e organizuar nga UDB-ja), që të paguanin 3% për mirëmbajtjen e administratës paralele të shqiptarëve që si qëllim të vetëm e kishte me rujtë frymëmarrjen. Nuk kishte asnjë plan real për të dalur nga kthetrat e Milloseviçit. Në fakt si do mund të dilte nga një rrugë e trasuar nga vet ai!?
Pra shqiptarët e shkretë, të mbajtur vazhdimisht nën frikë, paguanin për shtetin serb obligimet, nëse i vononin ato, i paguanin me dajak.
Ndërsa, nëse dikush nuk e paguante tre përqindshin, e quanin shqiptarët tradhtar.

Eksploatimi i Milloseviçit nuk ndalon vetëm me mbledhje të markave nga rrahjet e shqiptarëve. Ai organizoi në mënyrë të përkryer shëndrrimin e shqiptarëve në makinë konsumuese të produkteve serbe. Sëpari me largimin e shqiptarëve nga puna, hapi rrugët që të rinjtë shqiptarë të dalin jashtë vendit për të kërkuar mbijetesën. Serbët e dinin mirë që ata do i dërgojnë paratë e tyre familjarëve në Kosovë, para që derdheshin më pastaj komplet në ekonominë e Serbisë. Çdo vit mbi 800 milion marka gjermane, shqiptarët i dërgonin në ekonominë serbe, duke ia siguruar Milloseviçit likuiditetin në valutë të huaj.
Inflacioni i dinarit në Serbi ishte përtej limiteve. Me një inflacion të tillë nuk do kishte politikan që do mund të mbante pushtetin, mirëpo Milloseviçi e amortizonte këtë inflacion falë eksploatimit të Kosovës.
Qindra miliona nga shfrytëzimi i drejtëpërdrejtë fizik i shqiptarëve, disa miliarda nga shfrytëzimi i ndërmarrjeve publike (Trepça, Ferronikeli, KEK-u e kompani tjera), fondin pensional e gjithçka që ishte ndërtuar me vite nga shoqëria kosovare.
Qëllimi i fundit i Milloseviçit ishte vrasja e shqiptarëve. Çka do mblidhte Milloseviçi nga një shqiptar i vrarë? Asgjë.
Sikur Milloseviçi të donte vërtetë luftë në Kosovë, atëherë do kishte organizuar vrasjen e disa serbëve dhe lufta kishte filluar. Dëshmi e kësaj janë vrasja e të rinjëve serbë në një lokal në Pejë nga beretat e Kuqe në fund vitin e 98-tës, për të marr më pas një aksion të masakrave kundër shqiptarëve në Qyshk e më gjërë.

Kjo ka qenë një periudhë plot frikë dhe dhunë, andaj intelektualët në Prishtinë duke qenë nën presion të vazhdueshëm kanë menduar që nuk ka zgjidhje tjetër, andaj kanë pranuar zgjidhjen e imponuar dhe me ose pa vetëdije i kanë kontribuar planeve të Milloseviçit. Natyrisht që brenda LDK-së ka pasur edhe njerëz të pafajshëm dhe të ndershëm kombëtarisht, por ata kurrë nuk e kanë ditur saktë çka si dhe qysh mendon LDK-ja me ardhur deri tek LIRIA. Çdo përpjekje e tyre për të bërë diçka ndryshe, është neutralizuar nga Kryesia e ngushtë e LDK-së, sepse ata nuk kanë guxuar me shkelë vijën e kuqe të padronit të tyre.

Alternativa tjera natyrisht ka pasur, nuk janë eksploruar sa duhet.
Sa i përket meritave të Rugovës për sensibilizimin e opinionit ndërkombëtarë, nuk janë veç meritë e tij. Të gjithë shqiptarët që kanë jetuar jashtë kanë bërë çmos që çështja e Kosovës të dali në sipërfaqe. Po të mos ishte Dioguardi e shqiptarë të tjerë, Rugovën nuk do e priste askush për të thënë ndonjë fjalë.
Shumica e takimeve me lider të ndryshëm botëror, është organizuar nga burra shqiptar atdhetarë e që Rugova nuk ka mundur me i refuzua. Megjithatë asnjë takim Rugova nuk e ka pasur me ndokënd, pa dijeninë e UDB-së, sepse UDB-në i ka pasë brenda kryesisë së LDK-së.
Kur doli UÇK-ja, Rugova nuk besonte që mund të ketë shqiptarë që do kishin bërë mendjen top për të iu kundërvu Serbisë me luftë. Ai nuk hezitoi ta quante UÇK-në dorë e zgjatur e Serbisë, sepse duke qenë vet i kontrolluar nga Serbia, kishte arsye të besonte që çdokush tjetër do e kishte të njëjtin fat.
Dorën në zemër, UDB-ja ka mundur të ketë të infiltruar ndokënd brenda UÇK-së e që Rugova ta ketë njohur, por infiltrimi nuk është i njëjtë me kontrollin.
Edhe kur vriteshin djemat e UÇK-së në fushat e betejave, prapë Rugova nuk besonte dhe asnjëherë nuk shprehi gadishmërinë të mbeshteste këtë forcë të armatosur si një alternativë e dytë për të arritur LIRINË.

Nga aspekti i jetës së tij private, më dhimbset shumë dhe këtë e them me plot sinqeritet. Kjo për faktin që ka jetuar në një botë të konfuzionit personal brenda një strukture të kontrollit me frikë dhe kërcënime. Një situatë të tillë jetësore ai mundi ta përballojë vetëm duke pirë raki.

Ndërsa nga aspekti i politikës në rrethana të vështira, ka qenë një njeri pa aksion për popullin e vet. E të bësh politikë që ia plotëson planet pikë për pikë armikut, dhe ta vazhdosh atë politikë pafund, është e dhimbshme deri në palcë.

Tash pas ca dekadash Kryeministrin e kemi nga pasardhësi i partisë së Rugovës. Kur zyrtarët e Shqipërisë dhanë disa deklarata qëllim mira për Prishtinën, ai gati sa nuk i shpalli luftë Tiranës, duke thënë që Shqipëria nuk ka të drejtë të përzihet në punët e brendshme të Kosovës.
Ndërsa kur gjenerali serb i akuzuar për krime në Kosovë, kishte hyrë në Kosovë pa e pyetur fare Prishtinën, Kryeminstri tha që nuk ishte në dijeni për këtë. Natyrisht që padronët nuk mund ti kontrollosh.
Nëse dikush në Kosovë mendon që kjo është një rastësi, atëherë të dashur qytetarë të Kosovës, më vjen jashtëzakonisht keq për ju, dhe se kot e keni të drejtën e votës, kur ju mungon aftësia e gjykimit.

Pasi e kam vështruar këtë periudhë kohore ngadalë, duke vënë copëzat e ngjarjeve njërën pas tjetrës, nuk më doli asnjë arsye për ta pasur idol Ibrahim Rugovën. Përndryshe nuk kam asgjë personale dhe nuk ndjejë aspak urrejtje ndaj tij. Vetëm se si qytetar i Kosovës kam drejtë të kem vështrime kritike ndaj sëcilit që mirret me planifikimin e jetës shoqërore në vendin tim. Këtë të drejtë ma jep Kushtetuta e Republikës së Kosovës.

Autor: Driton Smakaj

Shekulli Agency