PAVARËSIA E SHPALLUR PREJ “ÇARDAKU”!

Nga Savash VELIU

Ishinë Hafizët, Myderisët dhe Imamët Atdhetar të parët në vijën e Kauzës Kombëtare të cilët shkaku i regjimeve pro-perëndimore sekulariste dhe ato ateisto-komuniste lindore që anatemuan e i zhbërrën nga faqja e Historisë Kombëtare bijtë e kombit vetëm pse ishin fetar e me çallmë mbi kokë. Kjo tregon qartë se Hafizët dhe Hoxhallarët Atdhetarë ishin ata që kontribuan në formimin e shtetit të parë shqiptar dhe Alfabetit Shqip. Hoxhallarët përbëjnë shembullin më domethënës në historinë shqiptare gjatë viteve të vështira që kaloi vendi dhe populli ynë gjatë shekullit XX e këtej.

Së dyti, në Ditën e Flamurit nga ballkoni i shtëpisë së Xhemil Beut, Ismail Qemali mbajti një fjalim të shkurtër para popullit të Vlorës dhe rretheve të tjera, ku ndër të tjera tha:

“Deshi Zoti, që me punën tonë, trimërinë dhe guximin e pashoq të shqiptarëve, sot e tutje të marrin fund mjerimet dhe vuajtjet e Atdheut tonë, sepse këtu e tutje, jemi të lirë, të pavarur dhe më vete, prandaj, qeshni dhe gëzohuni!”.

Ismail Qemali, duke e përfunduar fjalimin e Ditës së Flamurit, tha: “Ja, pra, ky është flamuri ynë! I kuq e me shqiponjë dykrenare në mes (por me sa dihet flamuri u nxorr nga pas prej një dore të urdhëruar se kjo duhet të valavitet si flamur kombëtar që deri në atë kohë se njihte kush. Pse bash ky flamur, mbetet enigmë në vete!?). Dhe tani të gjithë bashkohuni si një trup i tërë dhe i pandarë, le të punojmë për ta përparuar e për ta qytetëruar, si i ka hije Atdheut tonë të lirë (sa është e lirë atdheu i cunguar sot në një cep deti!??) . Duke përfunduar, nuk më mbetet tjetër gjë, veçse t’i drejtoj një lutje Zotit të Math për bekimet e Tij”!

IsmailQemal bej Vlora mirë e dinte se për këtë Mission të Madh Kombëtar ishte i ngarkuar me detyrë të posaçëm nga Porta e Lartë enkas prej Sulltanit të Perandorisë Osmane sepse shihej në horizont rrënimi i Perandorisë së përbashkët kur ai domosdo duhej të shpallte sa të ishte e mundur më shpejtë një pavarësi të cunguar duke shpëtuar diçka simbolike nga tokat e mëdha shqiptare si Etnia e veçant ballkanike, me kryeqytet Shkupin. Por kjo përse nuk ndodhi në Shkup është enigma tjetër absurde e kohës, kur dihet se ushtria e përbërë nga forcatë elitare shqiptare u sulën drejt Shkupit dhe e çliruan duke e ngritur flamurin në qytetin e çliruar.    

Duke e parë rrezikun e coptimit të tokave shqiptare nga fqinjët sllav, kryengritësit shqiptar nën udhëheqjen e Hasan Prishtinës, Bajram Currit, Isa Boletinit dhe në marrëveshje edhe me IsmailQemal bej Vlorën në kuvend ishte marrë vendimi për kryengrtije të përgjithshme kombëtare. Pas shumë përpjekjeve, kryengritësit shqiptar, hynë në qytetin e Shkupit dhe ngritën flamurin shqiptar, më 12 Gusht 1912, duke e shpallur Shkupin kryeqytetin e Vilajetit të Kosovës. Me këtë rast kryengritësit ju dërguan mesazh fqinjëve grabitqar por edhe Evropës edhe puçistëve Xhon-turk të ardhur dhunshëm në pushtetin osman, që këto toka janë shqiptare. Ky hap i guximshëm shqiptar i kishte trazuar hesapet e Fuqive të Mëdha të cilat kishin planifikuar copëtimin e tokave shqiptare në dobi të serbëve, malazezëve, bullgarëve dhe grekëve.

Ishte Sulltan Abdulhamid Hani i Dytë, ai i cili inicoi edhe Lidhjen e Prizrenit të vitit 1878 kur urdhëroi Zaptive ushtarak të kryesuar nga Komandantët Osman në terren të mos pengojnë rrjedhën e lëvizjes gjithshqiptare por, përkundrazi ata të ndihmohen në organiziminë e qetë të saj dhe atë brenda në Xhaminë e mbrojtur ‘’Bajrakli’’, e cila gjendet pas medresesë që tregohet sot sikur aty të ishte mbajtur ‘Lidhja e Prizrenit’ që është një gënjeshtër e kulluar.   

Poashtu, duhet të dihet se Sulltan Abdulhamid Hani i Dytë ishte vizionari më prestigjoz që parashikoi dhe e mbështeti organizimin e Kogresit të Manastirit si përpiluesi i Alfabetit të Gjuhës Shqipe e realizuar nga Sponzorimi direkt të Sulltanit Abdulhamid Hanit të Dytë i cili nga pasuria e vete personale dhuroi 100 Lira Ari Osmane në kundërvlerë të sotëm që kap shumën prej 400,000 $ dollar amerikane!

… Dhe së fundi të mos harojmë fjalët e IsmailQemal bej Vlorës kur ai citoj fjalët prekëse se; ‘’Çdo vit në Evropë festohet 28 Nëntori si datë e fillimit të zhdukjes përfundimtare të ARNAUTËVE’’! Dhe tani shqiptarët a duhet të festojnë këtë datë vrasëse apo të qajnë hallin mbi këtë tragjedi kombëtare!?

Pas këtyre ngjarjeve dramatike që po i kalonte kombi shqiptar u arrit sublimimi i të gjitha forcave shqiptare të institucionalizohen zyrtarisht në nivel ndërkombëtar duke u njohur si organe shtetërore shqiptare të parët nga Perandoria Osmane e jo nga puçistët properëndimor xhon-turkët. Dhe pas këtyre akteve madhore të shqiptarëve armiqët shqiptar nuk mundën ti onepsojn akoma suksesset shqiptaro-osmane që arritën të themelojnë institucionet politike dhe kulturore përmes intelektualëve dhe diplomatëve shqiptar të kyçur në Parlamentin e Madh të Stambollit që më pas ata u likuiduan një nga një në mënyrë të pashpjegueshëm, me siguri nga shërbimet sekrete të fqinjësisë dhe të perëndimit të cilët shënuan gjenocidin më të madh kulturo-intelektual ndaj shqiptarëve!

A e shpallën vërtetë Arnautët pavarësinë nga Perandoria e tyre Osmane apo në kushtet që u krijuan ishte manovër për të shpëtuar ç’farë mund të shpëtohej nga gllabërimi i barbarëve të etur për gjak e cila përfundoi si super GJENOCID EUROPIAN KUNDËR ARNAUTËVE?! 

Shekulli Agency