NË BALLKAN TURQIA GODET EVROPËN!

Shkruan: Savash VELIU

Vetëm pak ditë pasi BE përsëriti “Jo”-në për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Serbia shkoi në Moskë për të nënshkruar një marrëveshje të tregtisë së lirë me Bashkimin Ekonomik Euraziatik të Rusisë, kurse shqiptarët e shqipërisë e veçanrisht opozitarët i ranë njëri-tjetrit qafës gjegjësisht ndaj pushtetit të Ramës dhe në situatën e krijuar Shqipëria morri iniciativën të shikoj punën e të krijojnë një union të përbashkët për tregëti të lirë ose ‘’mini shengenin’’ si akti i pritur. Këtë akt të detyruar të Shqipërisë Kosova e priti në thikë duke e etiketuar si veprim dashakeq dhe akt i kryer për varrosjen e shtetit të Kosovës.      

Atëherë pyesim, çka po priste Kosova të bëj(në) Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia të rrinë duarkryq duke pritur venitjen e pritshmërive në vapën e madhe mes udhëkryqit pa ide e pa koncept politikë e krijuar shkaku vakumit të ‘status-kuos’ me dekada… dhe në vend se të jap një mendim konstruktiv apo një alternativ Shqipëris që të trokasin bashkë në dyert e Turqisë  për një marrëveshje të tregëtisë së lirë me Ankaranë siç bëri Serbia me Moskën, Kosova nxitoi Shqipërinë të quaj ‘armiku i Kosovës’ kinse ajo ka tendenc të izoloj Kosovën brenda një burgu të hapur, që është një gaf skandaloz.

Përndryshe Kosova me politikën e saj ‘papolitik’ smund të hapëroj përpara proceseve të shtruara pa alternativa shtesë politike drejtë vizioneve politiko-ekonomike të pavarura si shtet i ri pa koncept përveç se të rrotullohet si i humburi në oborr pa kordinata hapsinokohore i vetizoluar nga gjitha anët pa kontroll mbi shtet. Shtetë të cilën e marrin errërat duke e larguar tej mundësive të aderoj shëndetshëm në ruajtjen e asaj që u fitua me shumë sakrifica pas golgotave të mëdha që si popull i përjetuan me gjasa të humbasin gjithçka që kanë arritur deri më sot shkaku paaftësis së politikanëve ‘patriot’ ngase së pari u mungon kultura politike e pastaj edhe kultura kombëtaro-fetare akt që i detyron t’i servilosen çdo kërkese të jashtëm ngase janë të paformuar e inferior që si poltron lehtë koruptohen…    

Shkaku dobësimit të ndikimit të BE-së në Ballkan, e cila, nga ana tjetër, e ndihmon faktorët si Rusia, Kina dhe Turqia që të ushtrojnë më shumë ndikim në rajon. Nuk ka dyshim se BE dhe Perëndimi në Ballkan kanë humbur besimin dhe hapësirën e duhur për manovrim, duke i dhënë mundësi Rusisë, Kinës dhe Turqisë të zgjerojnë praninë e tyre në rajon.

Ishte Emmanuel Macron i cili ka hapur derën Rusisë në Ballkanin Perëndimor. Franca duke ndjerë trysnin e madhe të rivalit të ri në ngritje të Bosforit, gjegjësisht Turqisë në njëfarë mënyre ajo tregon se Turqia ka pretendime reale të kthehet në Ballkan dhe shpejtoj të hapë dyert rusis që të pengoj depërtimin turk. Franca ishte po ajo që hapi Rusisë dyert në Siri sërish për të penguar futjen e Turqisë në tokat Shame.

Franca edhepse më nuk paraqet një forcë ushtarake siç ishte më parë ajo me lojra tenton të  zbraps Turqinë nga rikthimi në tokatë otomane, por pa suksess. Macron vendosi veton në BE duke thënë; Lini jashtë muslimanët e Ballkanit sepse ato kanë kthyer veten kah bosfori! A thua kjo është një sinjal se Franca po humb betejat para sfidave turke duke u bunkerizuar Brenda Unionit Evropian derisa Gjermania dhe Anglia rinë anash nga dyluftimet mes dy rivalëve. Thjesht, Franca është e para që e ka kuptuar se fuqia e vetme që do ta fundos dhe do e hedh prej Bosforit është Turqia, prandaj është më e zëshmja në këto momente stresive.

Rusia është veçanërisht e popullarizuar në rajonet sllavo-ortodokse dhe e paraqet veten si “qen roje” me vlera konservatore dhe kundër-model për “Perëndimin dekadent”.

Turqia, në anën tjetër, është e lidhur veçanërisht me muslimanët në Ballkan, dhe ka fuqi të konsiderueshme por të butë e të matur në të gjithë rajonin mesdhetar. Turkish Airlines mbulon rajonin më mirë se çdo linjë tjetër ajrore, ndërsa serialet televizive turke janë jashtëzakonisht të popullarizuara, përkundër të gjitha historive të kaluara. Nga ana tjetër, Kina është kryesisht e pranishme vetëm si investitor.

Ndikimi në rritje i këtyre fuqive të mëdha paraqet realitete të reja për Ballkanin. Moska po lufton në rajon për të zvogëluar ndikimin perëndimor, veçanërisht atë të NATO-s. Rusia është shumë mirë e përgatitur për të shfrytëzuar linjat historike të gabimeve në rajon, të cilat mbi të gjitha, shkaktuan dhimbje e viktima në këtë masë popullore.

Në anën tjetër, Ankaraja kërkon gjithnjë e më shumë mbështetje në përndjekjen e anëtarëve të lëvizjes së ndaluar gyleniste në ballkan, por pretendimet që i ka Turqia janë të thella dhe të përhershme, janë evidente sa i përket këtij faktori sepse ajo nuk ka probleme me aleatët e natyrshëm të saj si Bosnja, Shqipëria dhe Maqedonia, por problemi është më evidente te Serbia antimuslimane që ka averzi antiosmane tek e cila duhet aplikuar një diplomaci të veçant e operativ që do ta rehabilitoj prej frikës së krijuar pabazë. Në fund diplomacia sistematike Turke arriti ta dizginos serbinë që shihet edhe në takimet e fundit me Vuçiçin dhe popullin serb duke përkrahur Erdoganin gjatë vizitave. Nuk është për të harruar se Turqia është një eksportues i madh i mallrave në Ballkan, veçanërisht i produkteve ushqimore dhe kulturës së përbashkët që kërkojnë kohë dhe durim derisa të shërohen nga llumi i fobive të mbjellura prej fuqive të mëdha që kanë sunduar mendjet me darvinizmin ateist e dizajnuar brenda njëqindviteve të kaluara.

Perëndimi po humbet në Ballkan – dhe bashkë me të, ato pjesë të popullatës lokale që duan të bashkëjetojnë me një Turqi moderne e demokratike përkundër botës hipokrite perëndimore johumane. Në të ardhmen, do të jetë edhe më e vështirë të promovohen vlera të tilla si sundimi i ligjit, demokracia dhe ekonomia e lirë e tregut nga Evropa që ka rrënë në provim nga aspekti moral dhe atë njerëzor, duke kontribuar kështu dobët në stabilizim të rajonit më të ngarkuar me konflikte. Nëse Brukseli nuk ofron një perspektivë evropiane për shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Shekulli Agency