Muri Berlinit u rrënua por në vend të tij ngriten mure të gjembosura!!!

savash-veliuShkruan: Savash VELIU

Muri i ngritur në vitin 1961 i njohur si “Muri i Turpit”, ishte një projekt që ndau kinse një popullsi por ajo ndau Evropën në dy botëra të skajshme duke i armiqsuar me njëra tjetrën. Ky projekt ishte një lojë që luante thjeshtë me fatet e njerëzve. Projekt ky që u projektua nga armiqët e saj për të manipuluar Evropianët dhe atë rresht dyherë duke i shtyrë në luftëra shkatërruese prej të cilës përfituan dy fuqitë e kohës, Anglo-Amerikanët dhe RUSIA, kurse humbi Evropa, gjegjësisht Ballkani! Akti i kryer varrosi “Demokracinë” dhe jetesën e lirë brenda vlerave të larta shumë të proklamuar mes popujve të kontinentit të vjetër.          

Kështu Bota Evropiane “u burgos” përfundimisht mes frikës dhe shpresës së  shumpritur se një ditë aty sërish do të shndërrit dielli mbi këta mure të ngritura nga frika e imponuar që kohë pas kohe u’a uzurponte të drejtën e komunikimit mes kulturave dhe ideve të lira duke marginalizuar vlerat njerëzore në të.      

Mbledhja e mbajtur në 9 tetor 1944 në Moskë mes Çercil dhe Stalin ishte mbi ndarjen e Evropës në sfera interesi duke krijuar në tavolinë atmosferë biznesi. Ishte Anglia në marrëveshje me SHBA që kërkoi të ketë rol dominant me 90% në Greqi, kurse 50-50% në Jugosllavi dhe Hungari por tek të tjerët nga 25% !    

Kush mund të garantoj se edhe sot nuk janë duke bërë marrëveshje të tilla prapa syve të Evropës për t’i përplasur sërish me njëri tjetrin!? Manipulimi ishte i madh! Evropa këto manipulime një kohë i pagoi shumë shtrenjtë derisa (ar)miku i gllabëronte pasuritë brenda dhe jashtë rrethit të saj.   

Kush mund të garantoj sot se Ukraina nuk është një ripërsëritje tipike e kohës që mund të shihet si një lojë shahu mes SHBA dhe Rusisë, e cila viktimizohet për të ngritur sërish mure të reja brenda Evropës në këmbim të përfitimit të SHBA-Anglisë në Siri.  

Sot shihet se po përsëritet i njëjti projekt i vjetër por me dukje të re ndoshta pa dije të Evropës. Tani tensionohen situatatë në Bosnje, Kosovë, Mal të Zi, Shqipëri, Greqi, Maqedoni dhe Serbi duke krijuar kriza kaotike diku me lëvizje ultranacionaliste duke i shtyrr në thurrje të kufijve me getoizim të popujve brenda evropës.       

Derisa Evropa përjeton këto tronditje kaotike, aleanca Anglo-Amerikane përshpejtoj sulmet mbi Sirinë duke goditur popullatën civile dhe depot e ushqimit që krijoi një val të re dramatike me refugjatë si trysni drejt evropës e cila morri vendim të pamenduar vetmbrojtjeje duke ngritur mure të gjembosura. Me ngritje “Mure Berlini” Evropa sërish po bënë gabim fatal duke izoluar veten. Evropa po shndërrohet në një “bunker të madh” mbrojtjeje derisa koalicioni AngloAmerikan dhe ai Rus bëhen gati të ndajnë “kolaçin” e madh!       

Poashtu Turqia po sulmohet nga brenda dhe jashtë përmes PKK-së me plan që të ballafaqohet me kaos duke i’a larguar vemendjen nga toka Siriane. Zonja Merkel si udhëheqëse e politikës Evropiane po bën gaf të madh kur merr vendim të mbyll kufijtë Evropiane që gafi të bëhet më i madh ajo merr guximin të armatos PKK-në kundrejt Turqisë në vend se të merr rrotën drejt Erdoganit që me UE-në të bashkëpunoj në zbrapsjen e intrigave të vjetra Anglo-Ruse që i thurrin ja një shekull !    

Në këtë rast Evropa e udhëhequr nga veprimet naive dhe të pamatura të zonjës Merkel paraqet rrezik të varros veten ose ndoshta zonja Merkel në këtë rast luan rolin e dyfisht në favor të koalicionit Anglo-Rus..?!   

Si do qoftë Merkel si duket po zgjohet nga gjumi duke e kuptuar lojën dhe premton se në Samitin e Brukselit do të merr hapa të mbështes vazhdimin e sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë ngase ajo nuk i përmbahet armëpushimit në Ukrainë!  

Shekulli Agency