Kur ajka sulmohet nga mbetjet

zejni-675501Shkruan: Zejni Mazllami

Qytetarët e Maqedonisë më 11 dhjetor zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Kuvend. Me këto zgjedhje shqiptarët nuk hyjnë në udhëkryq po dalin nga ai, sepse në të kanë qenë 25 vjet. Në këto zgjedhje për herë të parë merr pjesë Lëvizja BESA si pjesë e koalicionit opozitar shqiptar Rilindje me BESË. Kush është Lëvizja BESA? Lëvizja BESA është subjekt politik autokton, autentik dhe autonom i formuar nga rinia intelektuale shqiptare në Maqedoni. Është themeluar më 22 nëntor 2014, në Ditën e Alfabetit.

Kush janë themeluesit e Lëvizjes BESA? Janë ato djem dhe vajza shqiptare që me vizionin, vullnetin dhe punën e tyre kanë plotësuar boshllëkun edukativ, arsimor dhe kulturor në shoqërinë shqiptare të shkaktuar nga udhëheqësia e papërgjëgjshme. Janë njerëzit që i kanë dhenë gjithçka shoqërisë shqiptare pa asnjë interes dhe kompensim.

Kush e përkrahën Lëvizjen BESA? Lëvizja BESA, gëzon përkrahjen dhe mbështetjen e të gjithë shqiptarëve që njohin dhe kultivojnë vlerat shoqërore, kombëtare dhe fetare. Djemtë dhe vajzat e Lëvizjes BESA janë ajka e rinisë shqiptare në Maqedoni. Janë personalitete të formuar në aspekt moral, kombëtar dhe profesional. Kush është kundër Lëvizjes BESA dhe ku bazohet frika dhe urrejtja e tyre?

Nëse shohim, dëgjojmë, lexojmë dhe analizojmë me vëmendje lehtë mund të kuptojmë kush janë ata që vjellin vrerë, shajnë dhe shpifin. Janë mbetjet politike dhe intelektuale që përmes oportunizmit të skajshëm, nacionalizmit të rrejshëm dhe standarteve të dyfishta kanë mbajtur peng shqiptarët. Janë politikanët që duke u thirrur në vlerat e luftës, lirinë e munguar, barazinë e shumëkërkuar dhe dinjitetin e nepërkëmbur morrën besimin e votuesve shqiptar dhe atëherë zbuluan agjendën, detyrën, moralin e tyre të vërtetë, duke vrarë, burgosur, santazhuar dhe keqpërdorur ata që duhej ti mbronin, tua përmirësonin standartin jetësor dhe ti përfaqësonin me nder. Janë ata politikanë që pasi u veshën me pushtet humben çdo vlerë. Janë politikanët, opinionistët, gazetarët dhe mercenarër nga të cilët gjatë këtyre 25 viteve kanë përfituar politikisht Serbia dhe Greqia dhe kanë vuajtur shqiptarët në të gjitha trojet. Janë pronaret e mediave të shkruara dhe elektronike që përmes programeve, shkrimeve dhe publikimeve të ndryshme dashakeqe dhe djallëzore mundohen që ta rrënojnë institucionin e fundit dhe të vetëm- familjen shqiptare.

Duke qenë vetë në shërbim të agjendave dhe misioneve të huaja, të gjithë shqiptarët që mbrojnë vlerat identitare i shohin të rrezikshëm, të papërshtatshëm dhe nga frika se do të humbin pushtetin e uzurpuar dhe keqpërdoruar bëjnë shpifje nga më të ndryshmet për Lëvizjen BESA dhe të gjitha institucionet dhe personalitetet që përpiqen ta ndalin veprimtarinë e tyre dhe të rikthejnë dinjitetin dhe vlerat e shoqërisë shqiptare.

Shekulli Agency