Komplote të rrezikshme në lindje të afërt!!!

111-5647765_01“Krimet israelite do të vazhdojnë deri sa përkrahen nga Washingtoni dhe tolerohen nga Europa”. – Noam Chomsky

Savash VELIU

Të rikujtomë rastin rreth ardhjes së Mbretit Selman në skenën politike Saudit kur pas vdekjes së vëllaut të tij morri timonin e pushtetit dhe përnjëherë aktivizoj reformat jetike në strukturat politike të Mbretërimit dhe atë Ushtarake duke ndryshuar rrotën e saj për 360 shkallë në drejtim të bashkimit të botës arabe e në veçanti me Turqinë e cila ishte anashkaluar nga pushteti i vëllaut duke mbajtur anën e All Sisit gjatë grushtetit të përgjakur në Egjipt. Ngjarje kjo që përforcoj duartë e Perëndimit përball Turqisë.

Mbreti Selman të gjitha paratë i transferoj në ekonominë turke dhe tërhoqi në vend investimet Turke duke sygjeruar një gjë të tillë edhe partnerëve natyral Katarit dhe Emiratëve. Ky potez strategjik përforcoj dorën e Turqisë duke e kthyer në skenën politike të rajonit si faktor kryesor pas një pause të gjatë. Mbreti Selman dhe Erdogani si Kalaja e   fundit me Turqinë së bashku kaluan në veprim për mbrojtje e Sunitëve  nga Shiizmi të përkrahur nga perëndimi. Defaktorizimi i Perëndimit në rajon i iritoj ato tejmase.

Brarak Obama si kundërgest merr rotën drejt Saudisë dhe gjatë vizitës së Mbretit Selman homologu i tij saudit atë e le dhe shkon të falë namazin. Me këtë akt ia bëri me dije se periudha e poltronizmit u varros bashkë me mbretin e ndjer saudit. Më pas Mbreti Selman me aleatët e tij arab të mbështetur edhe nga Turqia nisën fushatën drejt Jemenit kundër zgjerimit të shiizmit të nxitur nga aleati Amerikan – Iranit.

Si pasoj Perëndimi riti dozën e terrorit dhe terrorizmit në rajon por edhe në Turqi përmes Isis & Daesh dhe PKK-së. Që të tri organizmat terroriste nuk kanë asgjë të përbashkët me Islamin, brenda tyre ka francez, anglez, belgjikas, gjerman etj. Grupe këta të cilat janë të vendosur për sigurimin e israelit duke pretenduar në formiminë e një shteti Kurd përmes së cilës do të kontrollohet korridori energjetik. “Pse kur e gjithë bota Islame tronditet nga terrorizmi, vetëm Irani nuk goditet prej tij”?!

Pas të gjitha këtyre ndryshimeve radikale ndërmjet aleancave,  Perëndimi me shiitët merr hakmarrje ndaj kundërshtarëve të tyre në rajon duke organizuar sulme terroriste gjatë Haxhit si në Mine dhe ajo më “11 shtator” 2015, kur një vinç u rrëxua mbi haxhinjtë. Atëkohë nga  gazeta “the Guardian” ftohen brenda familjarët saudite të mbretit Selman për rrëximin e tij. Të koordinuar nisin fushatat  terroriste para zgjedhjeve në Turqi duke u aktivizuar autobomba në Ankara, poashtu shpallen Dezinformata se Mbreti Selman është shfronësuar nga froni dhe ndërkohë hapet edhe kriza e refugjatëve në Mesdhe duke i përmbytur pa i’u dhimbsë foshnjet në të..!

Si trysni e re në front futet Irani dhe Franca duke u bërë shkaktar që në këtë katrahurë të Lindjes së Afërt të futet edhe Rusia për të  provokuar Turqinë duke bërë bombardime mbi civilët sirian dhe ata Turkmen e cila solli Turqia të rrëxoj një avion rus, akt i cili shkaktoi krizë politiko-diplomatike mes dy vendeve. Vlen të theksohet se Siria Asadiste më nuk ekzistonë. Aty ekziston Irani dhe Rusia. Sipas  analistëve thuhet se lufta nuk do të nisë mes Rusisë dhe Turqisë por mes Iranit dhe Turqisë! Tani të shohim se çfar do të ndodh në terren..!!!

Shekulli Agency