KËRKO PUSHTET MBI TË TJERËT QË TË HUMBËSH MBI VETVETEN !!!

savash-veliuShkruan: Savash VELIU

… Derisa një person gjen mbështetje tek Kombëtarizmi politik, politika e tillë është e trasuar në rrugën e gënjeshtres së sajuar mbi patriotizmin kombëtar e mbeshtjellur nën velon e interesit personal të hajnisë. Ky Matrapaz dhe trradhëtar i kombit kurrë nuk do të ketë Vatan, Flamur, Fe e as Kombë, por vetëm idealin e tij të Hajnisë! Derisa ne punojmë për vete dhe nuk punojmë për hir të Zotit, atëherë kurrë prej punës së tillë nuk do të ketë dobi dhe Bereqet”!

Sot populli ynë ka një çregullim të paparë në sferën ekonomike, politike dhe shoqërore, kurse Zoti nuk u ndihmon shoqërive që i kanë marrë këto veti të ulta dhe kanë çregullime të papara. Suksesi nuk vjen në mesin e popujve të paorganizuar dhe të coptuar mes vete!

Ne duhet njëheritë të kemi të qart se Fati jonë është i përcaktuar si Takdir i Zotit me të kuptuar se ajo nuk është i vulosur si çështje, por është vetëm Kader e jo Exhel. Kaderi në vullnetin e lirë si sjellje morale të mirëqenësis mund të ndryshohet derisa Exheli është çështje e caktuar dhe e vulosur pa kthim!!

E mira fillon nga individi, e më pas formohet personaliteti, pastaj zgjerohet me familjen, ndërtohet me kombësin, kultivohet në shoqëri dhe reflektohet me ndërtimin e shtetit. Kështu më parë në traditën shqiptare të kuvendimit ekziztencial ekzistonte “Oda të Burrave”, kurse sot ata janë shndëruar në “oda të spiunimit të burrecave”!

Kur asgjë nuk është e sigurt, çdo gjë është e mundshme!!!

Siç shihet sot gjendja dhe situata politike ghithshqiptare është alarmante dhe e  llahtarshme prandaj kujdes të mos biem pre e fushatave të sajuara armiqësore që ka dukje të një problemi të brendshëm e në fakt është vetëm nxitje dhe provokim urrejtjeje ndër shqiptar e fabrikuar nga faktori i jashtëm e ushqyer prej bashkëpuntor të brendshëm lojal për të vepruar në sabotim për një bakshish dhe satisfaksion të vogël kalimtar, por me pasoja shumë të rënda Kombëtare. Eshtë një tipar karakteristik i shqiptarëve dashuria për paranë. Ata janë gati t’u hyjnë aventurave më të rrezikshme nëse e shohin se del fitim!

Prandaj si porosi kam që gjithë të mbështetur në gjakftohtësi të durimit të urtë të apstenojmë nga islamofobët intelektual dhe politikan antishqiptar në tentimë që ky gest të gjitha planet dhe objektivat e tyre negative t’ua nxjerr në të kot!!

Sot mesi jonë është i strmbushur me tipe intelektual të “ndritur” që s’kanë aftësi drite në sy e në tru të cekët, e arritur për të shikuar perspektivën Kombëtare nga këndëvështrimi i Ekoleve “Franceze” dhe atë “Evropiane” të ashtuquajtur “ERAZMUS”. Dmth, shkollave perëndimore që për metodë kanë trushpërlarjen; “Shikon por nuk sheh, Degjon por nuk kupton gjë”. Një intelektual i determinuar në rrenegat! Dmth, Nëse arrijnë të të zhveshin nga dinjiteti njerëzor dhe atë Kombëtar atëherë edhe lakuriqësia do të duket vlerë”!

Këta tipe njerëzish gjithnjë janë të etshëm dhe të urritur për poste dhe pushtet personal që për qëllim kanë idealet e tyre “të larta”, kurse për na vese që janë me peshë të “ulët” dhe fatale, sepse bart tradhëtin mbi shenjtërinë e kauzës Kombëtare!

Tradhti nuk është vetëm të ikësh nga balli i luftës. Tradhti është edhe kur mbjell farëra, që janë kundër interesave të kombit dhe gjallërisë kolektive të popullit. Një klimë e fortë kombëtare, një riorganizim shoqëror, një disiplinë dhe rregullim i të gjitha klasave të popullit dhe interesave të tyre, një veprimtari e fuqishme drejt oksidentalizmit (perendimit) jo dyftyrshe, kjo është Shqipëria ideale.

Të gjithë armiqtë e këtij vendi kanë punuar gjatë gjithë këtyre viteve të pengojnë Shqiptarin nga të menduarit me kokë të vet, qoftë me libra të indoktrinuar, filma, presione, nivel arsimimi skandaloz etj. E gjithë zgjidhja është në rritjen e nivelit të shkollimit të mirëfilltë për t’u vetdijësuar si popull. Ky popull duhet të Mendoj dhe të vrasë Mendjen qëtë shpëtoj nga ky dekadentizëm i sindromit fatal shekullor…!

Prandaj nëse gjithnjë do të shtriheni, të tjerët do të shkelin mbi ju, por nëse vazhdoni të zvarriteni dikush do t’u vërej. Por nëse filloni të ecurit me dinjitet dhe kokëlartësi, gjithnjë energjia juaj pozitive do të lë gjurmë pas jush e mjaftueshme të hap ortekun në rrugën e të tjerëve edhe poqese ju nuk do të jeni më në mesin e tyre”!

Prandaj së pari njeriu duhet të jetë i kalitur nga gjiri i popullit me karakter dhe personalitet burrëror e pastaj të pritet ngritja intelektuale e ndritësuar nga mesi i tij. Përndryshe ai mbetet vetëm rrënues i ëndrave ideale të vet popullit.

Derisa na i tolerojmë auto-tradhëtorët nga mesi ynë, kurrë na shqiptarët s’do arrijmë të rimëkëmbemi në faktor politik ngase fatzinjët të luftojnë më ashpër se armiku i përbetuar. Këta Persona tru-shpërlar, gjatë jetës do të mbeten të dëgjushem ndaj Padronit të madh, e të padëgjushëm ndaj vet Popullit”!…

Më habit rasti se si deri më sot kemi arritur të ngrisim mure dhe bariera kaq të larta mes nesh përmes dogmës ideologjike e huaj për traditën dhe kulturën tonë, të veçuar në “unë dhe ti” (të tjetërsuar – jo të barabart) dhe pas kësaj na shpresojmë ribashkiminë Kombëtar! Po besa dyshoj në sigurinë e shëndetshëm të mendjes sonë?!

Duhet të dihet se, Depresioni është duke jetuar në një trup që lufton për të mbijetuar me një mendje që përpiqet për të vdekur. Vaj për njeriun, vaj për popullin, vaj për njerëzinë dhe mirësinë nga zullumet e shkatërruesve antishqiptar”!

…O shqiptar zgjohuni dhe ngjalluni nga gafleti qindvjeçar për hirë të Vatanit. Leni klanet e tarafet dhe kapuni për njëri-tjetrin duke hequr qafe sahanlëpirësit dhe gjakprishurit të ndryshkur nga veshët dhe nga zemrat të betonosur jonjerëzor. Të mos harohet para nesh Përgjegjësia Historike e shtruar si rruga e vetme tek qëllimi jonë i shenjtë të përjetsimitë!! O sot o kur!

“Në fund, ne nuk do ti mbajmë në mend fjalët e armikut, por qetësinë e shokëve tanë”, thotë Martin Luther Kingu.

Shekulli Agency