IKON E BOKSIT QË SFIDOI BOTËN RACISTE PERËNDIMORE!

ali-6555“Ndërroj jetë IKONA e BOKSIT BOTEROR Muhammed ALI që arriti të njoh deri më sot BOTA… Ai qe një Kalorës i Pamposhtur i Dignitetit Njerëzor, për të gjitha kohërat”!!!

Shkruan: Savash VELIU

Muhammed Ali ishte udhëheqësi më i shquar i lëvizjes paqësore amerikane për të drejtat civile. Në kohën që jetoi, u cilësua si sportisti më i madh më pas edhe si udhëheqës moral i kombit zezak afro-amerikan i të gjitha kohërave.

Në vitet e pas luftës së dytë botërore, gjegjësisht të viteve të pesëdhjeta, në amerikë lindi Imperializmi-Janki (emër që u është ngjitur me përbuzje imperialistëve amerikanë nga popujt e shtypur e të shfrytëzuar prej tyre – “Janki, shkoni në shtëpi!).

Pikërishtë në këtë kohë, në Amerikë, lindi një luan i zi Malcolm X, burë me karakter serioz, i cili do ta trondisë botën amerikane prej themeli me vetmohimin dhe vetbesimin që e posedonte si personalitet.

Jetoi në një shtet ku dallimi racial manifestohej me egërsi. Me kohë u kalit në një ideatori dhe praktikuesi amerikan i mosbindjes civile, i cili predikoi mosbashkëpunimin me një sistem të keq, si dhe mosbindjen si detyrë e çdo qytetari ndaj çdo ligji që mendohej se nuk ishte i drejtë.

Në një miting Malcolmi X mbajti fjalimin e tij të famshëm mbi ëndrrën amerikane për barazinë, vëllazërimit dhe lirisë, të titulluar “Unë nuk shohë ëndërr amerikanë, por zhgjëndërr amerikanë”. Ky fjalim është cilësuar si më i bukuri i oratorisë amerikane i të gjitha kohëve. Në mesin e dëgjuesve dhe adhuruesve të tij ishte edhe kampionati i boksit botëror Kasius Klej. Ky zezak i cili u fascinua me urtësin dhe aftësin e Malcolmit si lider i patrembur, ua përfitonte zemrat me mësimet e Kuranit, që t’i prekte me dashurinë e profetitë të Tij dhe që para syve të tyre ta ngjallte shembullin e Muhammedit a.s.. Malcolmi porosiste se “A nuk është pra islami roja më e mirë e sigurisë së përgjithshme dhe e barabarsisë mes racave?” Kleu nga rrëfimet e gjata me te u mahnit dhe vendosi që të konvertohet në islam. Duke e ndëruar emrin në Muhammed Ali. Emrin e përvetsoi nga Profeti kurse mbiemrin nga i pari Ali. Ata dy u bënë misionar dhe thirës në Islam, njëri me predikimet shesheve të qyteteve, kurse Aliu përmesë boksimit në ringjet amerikane.

Gjatë një tubimi nga të shtënat të vitit 1964 në moshën 39 vjeçare Malcolmi bëhet shehid. Udhëheqësi tjetër për barazinë racore, M.L. Kingu dhe Aliu e vizituan atë në funeralin e vdekjes për në amshim, duke thënë se: ”Sot na humbëm udhëheqësin më të madh që e ka parë bota amerikane për lëvizjen liridashëse dhe demokratike. Kingu u bënte thirrje të gjithëve të merrnin pjesë në protesta dhe të luftonin indiferencën. Por edhe Martin Luter Kingu vritet, kurse Muhammed Aliu do të tentohet të dërgohet në frontin e Vietnamit që të likuidohet. Ai refuzoi të luftoj duke thënë se, unë personalisht nuk kam gjë kundër vietnamezit dhe ai ndaj meje! Kundër tij ngritet aktpadi, marrja e titullit të kampionit dhe pasaporta si dhe ndalim i boksimi në tokatë e SHBA-ve.

Ai arriti ti sfidoi të gjitha barrierat e vendosura nga autoritetet raciste amerikane duke marrë në huazim një anije që e spirancoi përgjatë brigjeve amerikane prej nga i ftoi rivalët e boksiti në ringun e improvizuar që t’i masin forcat të cilën e quante tokë jo amerikane, por ujëra të Pacifikut.

Në një anekdotë thuhet se, pas rrënimit të dy rrokaqiejve bineq në Nju Jork, për homazh boksieri Muhammed Ali do të vizitoj vendin. E gjithë mediat elite amerikane do t’i vihen pas, me pyetjen: ”Zotëri Ali, si e ndjeni veten për tragjedin e kryer nga muslimanët e besimit tënd. Në atë rast thotë; “Mos harroni se edhe Hitleri ishte sikur ju Kristian, si e ndjeni ju veten”!?

Aliu shquhej me fuqinë e tij fizike e cila për një periudhë të gjatë e bëri atë hero botëror në boks, dhe në fund u godit me sëmundjen e parkinsonit e cila çrregullon barazpeshimin si dhe ndikon në kujtesë!

Muhammed Aliu nuk ishte vetëm një boksier, por edhe një urtar, kur thotë: “në ring apo jashtë tij, nuk është e metë të rëzohesh për Tokë, por e metë është të mbetesh në atë gjendje”!

Të boksuarit e tij ishte art, balet e elegancë, teksa të jetuarit e tij ballëlartë e plotë guxim, ngriti
dinjitetin e Afroamerikanëve, fuqizoi protestën ndaj padrejtësisë, i vetëm, më shumë se senatorë
e senatore, kongresmenë e kongresmene. Jetoj për vetën, jetoj për të tjerët. Për gjithë atë që bëri, Parajsa qoftë shpërblimi i tij!

Shekulli Agency