Grahmat e fundit të kthimit të Maqedonisë nga shteti unitar në shtet federal??!!

Savash-Veliu-620x330Shkruan: Prof. Savash Veliu

Po vijnë fjalë skeptike nga rrethet e kuluareve politike se, Republika e Maqedonisë rrezikon të shndërohet në një territorë të federalizuar të pa emër, ky nuk është një utopi. Vendet e Ballkanit kanë strategji të njëjtë veprimi, kanë të njëjtat politika të ndjekura nga politikanët që zakonisht në këto vende janë të korruptuar, të pasur dhe vrasës kur është në pyetje lëshimi i pushtetit.    

Me operacione të filluara sekrete në procesin “Revolucione Laramane” të udhëhequr nga  agjenda e SHBA-së dhe Evropës (MI6 dhe CIA) me qendër në Austri, si e para është duke u kërkuar largim pa kushte nga pushteti i regjimit autokrat të Nikolla Gruevskit duke i bërë presion për përgjimet, liri e demokraci, listën e zgjedhësve, korrupcionin, autokracin,  mediumet, ngase është e  pashmangshme kalimi në planin “B” (Federalizimi i Maqedonisë),  që në atë rast  nënkupton Gruevski të jetë i larguar dhunshëm nga funksioni Kryeministër në hije, sikur një kohë Çaushesku, derisa oponentit Zaev, do t’i servohet ulja në bisedime duke nxjerur Marrëveshje për një shtet bilinguistik, atë maqedone dhe shqiptare me gjuhë zyrtare shqipe që nga çerdhet shkollore në tërësin e Maqedonisë !!!?     

Atëherë Maqedonisë së Federalizuar mund t’i mveshet emri “Maqedonia Veriore”, si kusht për t’u  pranuar në familjen e madhe të BE-së kah viti 2020. Për t’u zbatuar plani “B” duhet   opinioni të përgaditet për një masë të papranueshme hap pas hapi, me muaj dhe vite të tëra duke prodhuar kriza dhe kaose të dhunshme në shoqëri për ndryshime politike që mund të vijnë pas një kohe të caktuar e pranuar si gjë normale. Kjo metod perëndimore ka kohë që zbatohet përmes mediave, OJQ, Ambasadorëve perëndimor dhe proekteve në Arsim, kjo nuk është joreale, e as utopike por një realitet i vërtetë nga e cila sot nuk ka ikje!   

Ky Federalizim a do të kaloj paqshëm me një marrëveshje mes Zaevit dhe opozitës shqiptare  apo do të përsëritet një skenar i dhunshëm Ukrainase e cila do të jetësohet në tri faza pa problem dhe atë për disa vite resht. Se cili versionë në këtë shtet do të aplikohet do të vendosë vet populli bashkë me pasojat që do të dalin prej saj!   

Presidenti rus Vlladimir Putin, paralajmëroi se së shpejti pritet konflikt i ri në Ballkan. Sipas raportit të shërbimeve sekrete ruse, konflikti do të fillojë në Banja Llukë të Republika Srpska dhe në Shkup, e në fund do të arrijë edhe në Beograd. Putin vlerëson se këtë skenar konfliktuoz e inicon perëndimi.

Me rënien e Nikolla Gruevskit nga Qeveria Ballkani do të ndahet përfundimisht nga çdo  ndikim apo lidhje që ka pasur Rusia. Shumë shpejt i gjithë rajoni dukshëm do të ndryshojë duke u kthyer kah perëndimi edhe me veprime konkrete. Gruevski është lidhja e fundit e Rusisë që i ka ngelur me Ballkanin, prandaj edhe rënia e Gruevskit është e kuptueshme se nuk është mision i lehtë.

Samiti i Berlinit dhe të Vienës për Ballkanin është një dekriminalizim në masë i rajonit që përfundimisht Ballkani perëndimor bëhet zonë me ndikim i perëndimit. Prandaj rezistimet aktuale politike të moszbatimit të politikave të samitit të Berlinit dhe Vjenës janë rezistime të fundit të Rusisë në Ballkan. Arrestimi i ish shefit të DSK-së së Maqedonisë Sasho Mijallkov në aeroportin e Beogradit, është një dëshmi se Serbia po ndahet nga Rusia dhe kthehet kah perëndimi madje para Maqedonisë.

Shekulli Agency