FUQIA E TURQISË

Savash Veliu 

Lawrence Wilkerson, një kolonel i pensionuar i ushtrisë amerikane dhe ish-shefi i shtabit të Sekretarit të Shtetit Colin Powell, bëri deklarata goditëse në lidhje me pretendimin se Turqia do të largohet nga NATO.
Kolonel Lawrence Wilkerson deklaroi se pretendimi apo edhe nënkuptimi se ‘Turqia dëshiron të largohet nga NATO’, të cilin ai e bazoi në një mik në Stamboll, është një rrezik i madh për NATO-n me fjalët e mëposhtme;

Është një situatë serioze që Erdogani të lërë të kuptohet për këtë ose të thotë se ata mund të mendojnë për këtë. Tërheqja e ushtrisë tokësore më kompetente të NATO-s nga NATO… Edhe nëse nuk largohet zyrtarisht nga NATO, ushtria turke nuk do të sulmojë Rusinë. Ushtria tokësore e Turqisë është më e mirë se e jona me vendndodhjen, pajisjet dhe stërvitjen e saj. Më mirë se SHBA, e kam seriozisht këtë,Sepse ushtria dhe armët e Turqisë të shekullit 21-të janë më të avancuara se ushtritë tona dhe të Rusisë të shekullit të 20-të.

Pra, kam vite që them se Turqia është më e mira si ushtri tokësore dhe tani me  prodhimin e armëve të avancuara vendore të shekullit të 21-të ajo është e përkryera e kohës, dhe pyesim çfarë prodhojnë këto dy shtete të lazdruara imperialiste të skaduara!???Dhe arrijmë në përfundimin se sot asnjë sistem botëror, as në Lindje e as në Perëndim, nuk mund të funksionojë pa Turqinë..!

Nëse duhet ta rishqyrtojmë këtë ndërsa fuqia e Turqisë rritet, ata iu afruan një kompromisi duke nënvizuar se Turqia është një fuqi rajonale në Afrikë, Azinë Qendrore dhe Lindjen e Mesme dhe duke theksuar pikën që ka arritur industria turke e mbrojtjes, shtypi amerikan shkruan se është koha që Turqia dhe Amerika të pajtohen në ca çështje delikate si dy antare të Nato’s.Presidenti Erdoğan është një lojtar super i klasit botëror në krahasim me dy kampet në Lindje dhe Perëndim, të cilat i krijoi duke aplikuar diplomaci të butë dhe të fortë, ku maksimizon maksimumet politiko-ushtarake të Turqisë në terrenin gjeopolitik të botës.

Mendoni sot kur këmba e Turqisë arriti në Kinë, Shtëpia e Bardhë mbajti një konferencë të përshpejtuar dhe njoftoi se vendimi për shitjen e avionëve F-16 të avancuara me pajisje modernizimi palës turke u miratua njëzëri, pavarësisht se deri dje ishte shantazhuar me kushte absurde kurse sot këtë e arsyetojnë me deklarata po e forcojmë krahun tonë më të sigurt me aleancën jugore si partneri ynë Türkiye!

Kujtoni sa larg ka shkuar shteti thellë dhe si Pentagoni planifikoi një operacion kundër senatorit Bob Menendes, kukullës së ryshfetit dhe korrupsionit të Lobit hebre-armeno-rume antiturke të zvarritet korridoreve të Gjykatës Federale duke kërkuar të shpëtoi veten, këtej hapën rrugën shitjes së F-16 forcave turke me pretekstin “Ne” po forcojmë krahun tonë në jug kundër Iran-Kinës dhe Rusisë, pse? Sepse Turqia për Amerikën është çështje jete!Sa më shumë Iran-Kina dhe Rusia të formojnë një bllok, aq më shumë rritet nevoja e Amerikës për Turqinë. Amerika e kupton se Turqia është e domosdoshme në konkurrencën strategjike gjeopolitike në Azinë Qendrore dhe për rrjedhojë në Turkestan siç quhet realisht.

Ja pra, pse Erdoğan dërgoi Hakan Fidan në Kinë dhe Rusi për të dridhur mëngët e Amerikës për të përfituar nga koncesionet e shumta në tryezën politike dhe ia arrin bukur mirë?

Shikoni si e priti presidenti Putin ministrin e Jashtëm turk Hakan Fidan me një protokoll të ngushtë në peshoren e presidentit të shtetit, të cilin e vendosi para vetes sepse pesha e Turqisë në balancën politiko-ushtarake është e jashtëzakonshme si Forca që janë jetike për Rusinë si një fuqi rajonale me dalje në detet e ngrohta që kalojnë përmes Turqisë e që NATO don ta mbyllë për Rusinë por pa Turqinë nuk bën, andaj Turqia është domosdoshmëri e SHBA-ve.

Për të kuptuar diçka, është Turqia ajo që ruan sovranitetin dhe pavarësinë e fituar në dy dekadat e fundit, ndaj këta dy rivalë duhet të qëndrojnë në pozitë të barabartë me Turqinë, jo si gardian, por si partnerë.Ndërkohë, Banka Botërore hapi çantën për Türkiye, e cila filloi të derdhej në ekonominë turke e cila duhet të lulëzoj.

Në këtë rast Presidenti Erdogan tha: “Periudha më e vështirë në inflacion tani është prapa nesh.Ne tani eksportojmë në një ditë atë që bëmë në një javë në 2002. Kurse Ekonomistët e tastierës mund të mos i shohin këto realitete”.

Tani mund të themi se për Turqinë po afrojnë ditë të mira në aspektin politik dhe ekonomik, por epërsia ushtarake tashmë e ka vulosur peshën turke me një vulë të artë në dimensionin global e pritur në ardhje.

Shekulli Agency