Fatos Lubonja: Si e krijuam lëvizjen politike me Azemin, Ngjelën dhe Edi Ramën

fatos-l-463377Fatos Lubonja, ka komentuar në emisionin “Fakt” të Çim Pekës, lëvizjen politike të iniciuar nga ai, Azem Hajdari, Edi Rama dhe Spartak Ngjela. Ai tha se ajo lëvizje e ideuar në atë kohë, sot do të ishte shum e nevojshme.

“Unë mendoj se ajo që kemi pasur si ide atëherë ka qenë e mirë, edhe sot e kësaj dite kemi nevojë për atë.

Bile unë mund ta quaj veten ideologu, këta ishin më politikë.

Ishim përballë një lloj absolutizmi të Berishës, që kishte ndërtuar një pushtet autoritar që përjashtonte të tjetër dhe që kishte përjashtuar nga PD një pjesë të mirë të intelektualëve dhe ishte formuar partia Aleanca Demokratike.

Ky ka qenë një moment kur ishte përjashtuar dhe Ngjela, bile ai kishte ikur dhe nga Aleanca Demokratike dhe ishte një tentativë ku nisma quhej si një lëvizje transversal, ku pjesa më racionale e të gjitha partive, po themi më intelektuale, me njerëz më të hapur për dialogun, të mund të takoheshin për të zbutur këtë klimë polarizimi o ti o unë.

Me një fjalë çfarë mund të kishte intelektualë Partia Demokratike, se ishte Azemi i PD-së, intelektualë të PS-së, çfarë qenë dhe këta të AD-së, të mund të takoheshin të dialogonim për të ndikuar që të kishte më shumë dialog në Shqipëri dhe jo këtë konfrontim vrastar, që vazhdon sot e kësaj dite.

Mendoj që edhe sot është shumë i nevojshëm, por nuk them dot, por përkundrazi them se sot jemi mëkeq se atëherë me këtë polarizimin dhe paaftësinë për dialog,” tha Lubonja.

Shekulli Agency