Ermira Mehmeti, një mashtruese dhe manipuluese e mençur!

 

-burhan-seferi

Burhan Seferi

Ermira Mehmeti, një mashtruese dhe manipuluese e mençur, qenka larguar nga aktivitetet partiake të BDI-së, duke kritikuar partinë shqiptare në pushtet, se mediat e paguara nga BDI-ja paskan filluar fushatë kundër saj.

E pyesim këtë hipokrite që u pasurua në shpinën e popullit:

1. Kur kanë filluar të paguhen, moti kohë apo tani? Nëse thua tani, ti je një gënjeshtare që e thua të vërtetën për interesin tënd. Nëse thua moti kohë, atëherë pse ke heshtur? Apo ndoshta pse tani janë kthyer kundër teje dhe, çka është më interesante, vetëm para disa jave deklaroi se mediat shqiptare janë të pavarura dhe apartiake.

2. Kur u bënë hijena kolegët e tu? Moti kohë apo tani? Nëse thua tani, sa kohë i nevojitet një personi të shndërrohet në hijenë? Nëse thua moti kohë, atëherë pse ke heshtur para hijenave dhe padrejtësive, korrupsionit dhe tradhtisë?

A harrove se vetëm para disa muajve ishe në lagjet shqiptare të Shkupit dhe menjëherë pasi u fute në parlament, u zhduke duke i harruar interesat e popullit dhe vazhdove rrugën për tu pasuruar familjarisht?

A harrove se interesi i popullit ka përparësi para interesit tënd dhe të thuhet e vërteta për hir të ndërgjegjes ka përparësi para se të thuhet për hir të interesave tua?

Apo mos vallë e humbe postin pasi që u futën konkurentët, që nuk të lanë asgjë për të grabitur dhe plaçkitur?

Ti dhe njerëzit si ti, janë vetëm sahan lëpirës, që kur e përfundojnë me pisllëqet, bërtasin dhe piskëllojnë që t’ia sjellin një sahan tjetër.

Atë që ju sot e shijoni nga BDI-ja, populli është duke e shijuar dhe përjetuar prej vitit 2002, por heshtja jote para zullumit, tregon çfarë zullumqare ke qenë dhe je.

Shekulli Agency