Edhe Tramp në krah të Turqisë!

Nga: Savash VELIU

Ju kam informuar me opinione politike se Presidenti Amerikan Tramp pozicionohet hapur përkrah Turqisë dhe Rusisë për të zhbërë Rirenditjen Botërore ‘Uniglobale’ e kontrolluar nga një sistem i vetëm qendror dhe banknotit sionist Dollar, por kjo përpjekje gjeopolitike hasë në vështirësi të mëdha duke prodhuar dhunë të pa masë në të katër anët e botës.

Për këtë rrugëtim përplotë turbulencash Tramp krah vetes po tërheq edhe Rusinë edhe Mbretërinë Angleze duke e naviguar kundër programit të saj të instaluar nga Arkitektet Globalist apo ndryshe Sionistëve.

Tramp me çdo kusht don ta nxjerr nga loja Unionin Europian, por atë mund të bëj piuni Makron i instaluar enkas për rrënimin e Unionit Evropian si dhe NATO’n, dhe nëse Makron nuk e bën atëherë atë do ta bëjnë LePenët duke u afruar në Aleancë Strategjike me Anglin, Rusin dhe Turqin!

Por tani për tani Anglia është jashtë dorës së Trampit por nuk është plotësisht edhe në duart e globalistëve sion, prandaj ajo mbytet me BREXIT.

Kam potencuar se SHBA’të janë të ndarë në dy qendra politike të cilët janë në luftë të ndërsjelltë mes Shtëpisë së Bardh dhe Pentagonit ‘’CENTKOM’’ i cili përkrah sistemin perandorak amerikan derisa administrata e Trampit përkrah sistemin e ri dypolarëshe. Dmth, Sistemi imperialist amerikan i Pentagonit përkrah forcën dominuese mbi diktat dhe dhunë (ndaj ruso-turqis) derisa administrata e Trampit përkrah sistemin e ri tregëtar shumë polare e ngritur mbi partneritet të barabarësis multinacionale.

Siç shihet puna e Trampit nuk është e lehtë sepse për tu futur në betej me demokratët ka nevoj për lobe të fuqishme në vend ngase demokratët janë duke e linçuar me aktakuza skandaloze shkaku se shumica e tyre janë kundër Turqisë!

Tramp edhepse vepron i pavarur si president i parë pas LDB’së ai sërish është peng i kapur nga forcat globaliste dhe i detyruar të flasë me gjuhën e tyre përkundër asaj që vepron me Ruso-Turqitë duke u mjaftuar me sanksione të kufizuara ekonomike ndaj tyre. 
Por për ta sfiduar Dollarin globalist Trampi është presidenti i parë amerikan që deponoi tërë pasurinë e tij personale mbi valutën BITKOIN në kohën kur dollari nga sanksionet e shumta ndaj Ruso-Turqisë, Evropës dhe Kinës u zbraps dukshëm prej 75% në 55% si mjeti i vetëm  rezervë botërore që seriozisht lëkundi bedemet e perandorisë amerikane pakthyeshëm.
Dhe përkundër dëshirës së flakt të Israelit dhe Sauditëve sërish Tramp nuk e sulmoj Iranin! Edhe në rastin e konfliktit në prag në mes Indisë e Pakistanit për çështjen e Kashmirit pozicioni i Trampit Ishte neutral përkundër faktit se u shqetsuan shumë thellë se Tramp nuk i dha mbështetje Indisë së nxitur nga israeli!    

Pas këtyre akteve  pala globaliste mori përsipër të zbres në skenën e errësirave mbretëreshën Kondeliza Rais dhe Kolin Pauell nën patronatin e Hilari Klinton e cila do të dirigjoj politikën trazuese mbi Lindjen e Afërt me Sirinë, Mesdheun lindor dhe kuptohet me Irakun si sinjal që tregon se do goditet direkt Turqia ngase asnjë fuqi globaliste nuk do toleronte një Turqi të fuqishme ngase i druajn fuqisë së saj politiko-ushtarake në ngritje.   

Dhe po të dojë një shtet të jet i fuqishëm në Lindjen e Mesme atëherë ai duhet të ketë ndikim     të madh mbi Turqinë detyrimisht duke ia shtuar problemetë e brendshme si akt që do  siguronte atyre rajonin sipas dëshirave të tyre si më parë dhe mbi këtë preteks u inskenua goditja e ARAMCO’s për ti zbarkuar më lehtë mijëra ushtarë amerikan në Arabin Saudite.
Kurse Turqia si kundërpërgjigje ndaj këtyre skenareve armiqsore intenzifikoj armatosjen e saj me armë vendore karshi trysnive të çmendura amerikane pranë kufijve të saj duke i kërcënuar me fushata drejtë Sirisë, Irakut dhe Mesdheut Lindor që nënjëfar mënyre do ti siguroj edhe daljen e saj lartë drejtë korridorit të Gjelbërt Ballkanas.

Pavarësisht rrethanave politike presidenti i SHBA’ve Tramp ka paralajmëruar një takim me Erdoganin për zgjidhjen urgjente të çështjes së Ajroplanëve sulmues F-35 dhe mundësin e sistemit mbrojtës raketor Patriot i cili mund të integrohet afër sistemit Rus S-400 dhe atij interkontinental ‘Iskender’ i cili do të jet në pronën Turke me të drejt prodhimi më vitin 2023.

Prandaj sot në skenën botërore vërehet qartë se, goditjet më të mëdha bëhen ndaj Tramp dhe Turqisë derisa Rusia është e kursyer sulmeve direkte të Pentagonit shkaku se Turqia si shtet gjeostrategjik është e rikthyer në epiqendrën më nevralgjike të botës mes tri kontinenteve strategjike ku pritet të frekuentoj tregëtia e re bipolare pasi të qetsohen forcat ndërluftuese…!

Shekulli Agency