E gjithë kjo vije kur shteti udhëhiqet nga njerëz të pagdhendur

 

Burhan-Seferi

Burhan Seferi

Çdoherë që qeveria e Kosovës ballafaqohet me ndonjë situatë tepër të vështirë, ku duhet të shiten interesat e kosovarëve për interesat personale të politikanëve mafioz dhe të korruptuar, policia e Kosovës e defokuson situatën me “rrezikun terrorist”, duke arrestuar “të dyshuar” pa asnjë dëshmi, por thjeshtë janë duke e shfrytëzuar termin “ISIS” për tu ç’fajësuar në media dhe para bosëve të tyre të Bondseelit.

Çdoherë që lexojmë për arrestime të tilla qesharake, më duket sikur në kohën e Millosheviqit, kur Jugosllavia arrestonte kundërshtarët e saj me terme të radikalizmit, fundamentalizmit dhe terrorizmit, pa asnjë dëshmi, por thjeshtë vetëm për tu mbuluar krimi dhe vrasjet komuniste që bëheshin në emër të “mbrojtjes së shtetit”.

E gjithë kjo vije kur shteti udhëhiqet nga njerëz të pagdhendur, të cilët nuk e dinë se janë duke luajtur me kartën fetare, e cila është tepër e rrezikshme, posaçërisht në vendet ballkanike, ku njihen luftërat që janë filluar nga dasmat familjare.

Kosova nuk rrezikohet nga terroristët dhe as nga Serbia, por Kosova vazhdon ta shijojë rrezikun e varfërisë, krishterizimit, prishjes së moralit, korrupsionit partiak, vetëvrasjeve të përditshme nga stresi i përditshëm si pasojë e papunësisë.

Kosova po rrezikohet nga tenderet e plaçkitura nga familjet mafioze që udhëheqin Kosovën në shpinën e UÇK-së dhe vjedhin votat, plaçkitin buxhetin, pasurohen, e gjithë kjo në shpinën e UÇK-së.

 

ShekulliAgency

Shekulli Agency

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.