Mohamed Laouiti: Duke luajtur kartën fetare, ndërhyrja ruse në Siri “mund të hapë portat e ferrit”

111-MohamedAmbasadori i fundit tunizian në Siri, Mohamed Laouiti, paralajmëroi të mërkurën kundër ambicieve ruse që mund t’i japë një dimension fetar me ndërhyrjen e saj aktule ushtarake në Siri.

“Kisha Ortodokse e Rusisë e ka bekuar këtë procedurë deri në thirrjen e luftës së shenjtë, kjo është shumë e rrezikshme sipas mendimit tim. Tashmë që dimensioni etnik është i pranishëm në konfliktin sirian, në qoftë se e shtojnë edhe atë, atëherë dimensioni fetar i “kryqtarëve” kundër myslimanëve mund të jetë e rrezikshme në pikën e hapjes së portave të ferrit në rajon”, paralajmëroi diplomati tunisian në një intervistë me Anadolu Agency.

Skena të ushtarëve rusë duke u bekuar nga Religjiozë Ortodoksë para nisjes për në Siri, kjo ka ndikuar mjaft me zemërim në mediet ruse dhe perendimore.

“Lufta kundër terrorizmit është një luftë e shenjtë dhe sot vendi ynë është ndoshta ai që më aktivisht e lufton”, tha zëdhënësi i Kishës Ortodokse Ruse, Vsevolod Chaplin, transmeton agjencia e lajmeve Interfax.

Një qasje që mund të prek ndjenja në botën muslimane Sunni duke e zgjeruar fushën e konfliktit, tha diplomati tunizian.

“Në qoftë se ky dimension (fetar) është konfirmuar dhe është sponsorizuar zyrtarisht, mund të zgjoj një reagim edhe më të fortë simbolike të botës myslimane të tilla si, Organizata e Bashkëpunimit Islamik, OIC Bashkimi i të gjitha vendet muslimane, rrjeteve të reja imporrtuara xhihadiste apo edhe brenda opinionit publik tek myslimanët.

Unë mendoj se deklaratat e fundit zyrtare ruse rreth 3 apo 4 muaj që marrin këtë fushatë ushtarake, janë treguar shumë optimistë duke mos marë parasysh konsekuencat që mund ti vihen mbrapa konfliktit “Në këtë rast, askush nuk mund të kontrollojë rezultatin e konfliktit apo edhe parashikojnë dimensionin e vërtetë të asaj që mundet të ndodhë”, përfundoi ambasadori i cili u kthye në Tunizi në shkurt 2012, pas vendimit të ish-presidentit Monsef Marzuki i cili i dha urdhër që ti priste marrëdhëniet diplomatike me Sirinë.

Më 30 shtator, Rusia ka sjellë sulmet e saj të para në kuadër të ndërhyrjes ushtarake në Siri, duke e vënë nën kontrollë gjysmën e territorit siriannën me pretekstin të përfundojm me terroristët e ISIS, “Mendoj se Rusia tani më është ngatërruar nën pengun siriane ku nuk do të munden ti dalin për shum kohë”,paralajmëroi, Mohamed Laouiti. Sipas diplomatit tunizian, i vetmi rezultat të jetë i mundur për një dalje nga kriza është një raport i besueshëm mes gjitha palëve në konflikt.

“Nëse një formulë është gjetur duke çuar në formimin e një qeverisje pa presidentin sirian Bashar al Assad, duke mos përjashtuar disa nga përkrahësit e tij, me një përfaqësim të opozitës në ndjeshmëritë e saj të ndryshme, lufta mund të përfundojë shumë shpejt”, thotë Mohamed Laouiti.

Sipas ambasadorit tunizian, Rusia është duke e ndjekur objektivin për të bllokuar kthimin e rusëfolësve ekstremistë në radhët e organizatës terroriste. Kur lufta të përfundojë, Rusia nuk ka ndërmend të shesë më tej jashtë pozicionimin strategjik të fituara në vitin 1971 nëpërmjet bazës në Tartus me pamje në Mesdhe.

Nuk përjashtohet mendimi se, ndërhyrja e rusisë në siri përdoret si në mjet negocimi për ndrime e një debllokimi ndaj sanksioneve në ukrain vendosur nga perendimorët, përfundoi, Mohamed Laouiti.

/Shekulli Agency/

Shekulli Agency