ÇKA FSHEHET PAS TERRORIZIMIT TË TURQISË..?!

savash-veliu

Savash VELIU

…”Terrori në kuptimin e tij më të gjërë, është dhunë me qëllime politike e ushtruar kundër objektivave joushtarake. E thënë ndryshe, shënjestra e terrorit janë tërësi civilët e pafajshëm, i vetmi krim i të cilëve është që ata në sytë e terroristëve, përfaqësojnë “krahun tjetër”. Për këtë arsye, terror do të thotë që njerëzit e pafajshëm t’i nënshtrohen dhunës dhe kjo përbën një akt të zhveshur nga çdo justifikim moral”.

Bëhen më shumë se 60 vite kur Turqia e kohës së Ataturkut ka nënshkruar marrëveshje në dëm të madh për popullin turk për ndalimin e nxjerrjes së naftës nga tokat e veta, dhe tani vitin që vjen 2016, kësaj marrëveshjeje i skadon koha dhe do ti lejohet Turqisë nxjerrja e naftës në tokat Turke.

Kjo do ta forcojë Turqin në shtetin më të fort në 5 vitet e ardhshme pasi që ka rezerva të mëdha të naftës dhe do të jetë superfuqia e naftës në botë. Kjo marrëveshje sipas dokumenteve zyrtare ishte bërë me presionin e madh të fuqive të mëdha ekonomike pas rënies së Halifatit perandorak Osman.

Të gjitha sulmet qe po i bëhen Turqisë bëhen edhe shkaku se ajo e pagoi borxhin ndaj “Fondit Monetar Ndërkombtar (FMN)”, pra Turqia është ndër vendet e vetme në botë e liruar nga borxhet e FMN-së. Pse pra po goditet, sepse ka në këtë planet që nuk duan model të suksesshëm musliman!

Të gjitha këta trazira kanë një qëllim të vetëm, rrëxim të Erdoganit. Sot trysnit që po i bëhen Erdoganit, qofshin ato nga PKK-ja apo nga grupe të tjera terroriste, është loja e njëjtë që u luajt mbi Sulltan Abdulhamidin e Dytë. Edhe në atë kohë atij i thonin müstebdid (diktator) jo vetëm Sindikalistët, madje edhe despotik fetarët dhe për fat të keq e shfronësuan. Por nuk kaloi edhe 10-15 vite pasi që erdhi Ataturku këta fetarist u luhatën.  Mjerisht edhe sot këta grupe bien në të njëjtin gaflet /gjumë/ duke menduar se do të rehatosen. Por nëse ndodh që Erdogani të rrëxohet atëherë më e keqja do t’u ndodh fatkeqësisht muslimanëve, do të vijnë ditë më të zeza, këtë historia e dëshmoi!

Në këta dy javët e fundit para Turqisë qëndrojn zgjedhjet Parlamentare dhe kjo ofron armiqëve të saj rast të mirë të përvishen për rrëximin e Partisë AKP bashkë me të edhe Kryetarin turk Erdogan. Kjo për shkak se disa shtete fqinje dhe perëndimorët ndihmojnë njëri tjetrin përball Turqisë ngase nuk duan një Turqi të fuqishëm i cili do të diktoj politik regjionale derisa përeth saj bëhen rrënime gjeopolitike nga e cila Turqia duhet të izolohet brenda anadolisë me zhytje në kaos duke humbur energjinë e saj me grupet  ekstremiste  dhe terroriste në vend.

Kjo është e qart. Dihet se disa muaj më parë kur ISIS shkeli qytetin Kobani në Siri si preteks më pas u morr Perëndimorët të hedhin armë nga ajri PYD-së. Kurse ata u bartën drejt PKK-së në Turqi. Këtë Turqia e kuptoj nga dokumentacionet e konfiskuar nga anëtarët e ISIS. Dmth, perëndimorët nën preteksin se PYD e lufton ISIS e furnizonin me armë edhe njërin edhe tjetrin, por qëllimi i vërtetë ishte Turqia, prandaj ata nuk e pranojnë PYD-në si grup terrorist!

Bota e di se Perendimorët e rrënuan Pakistanin, kurse Egjiptin dhe Irakun e rrëxuan. Nëse mposhtet Turqia, edhe Bota Islame, Shpresat do ti humb!

Erdogani në një rast tha ; “Turqia me Rezervat e saja Torium është e Dyta në Botë dhe kjo do të thotë se, “Do të themeloj Centrale Botërore dhe do të prodhoj energji duke u bërë Turqia qendër energjetike”!

Erdogani ka Vizion të arrij “Turqia e Re 2023” pas së cilës fshehet “Marrëveshja e Lozanës”, e cila skadon më vitin 2023. Me këtë akt e ardhmja i takon Turqisë. Ata perëndimorët dhe kukullat e tyre regjional këtë e kanë qart dhe prandaj ajo sulmohetë. E duanë minierat Torium të Borit dhe Turqia ato nuk u’a jep. Meseleja është këtu…!!

 

Autor: Savash Veliu

Shekulli Agency