Çka fsheh prapaskena e terrorit francez!?

savashJurgen TOTENHÖFER; “Luftrat tona janë arsyeja e terrorit e jo Islami”.  

Savash VELIU

“Nuk mund Mentaliteti Perëndimor të ekzistoj pa shpik armik. Asnjë Kombë nuk mund të mbijetoj pa shpikur një armik të vet. Ne jemi ata që rrënuam regjimin e Kuq Sovjetik, tani ajo duhet të zëvendësohet me një armik të ri, ngjyra e saj tani nuk do të jetë më e kuq por do të ketë ngjyrë të Gjelbër, këtu qartё u shënjestrua Bota ISLAME”!!!

Kuptohet se duhet shikuar panoramën e madhe e jo fragmentaren në të. Tani a jeni në dije përse Bota Islame sulmohet brutalisht qё prej Afrike e deri në Lindje të Afërt e më tej, shkaku se prapa kësaj sëmundjeje qëndron sindromi paranojak psikopatik perëndimor nga e cila nuk mund të marr veten, prandaj ajo gjithnjë po shpik armiq imagjinar! Anamneza e kësaj sëmundjeje mbështetet nё frikën prej “varfërisё” dhe nga mendjemadhësia e humbjes së pasurisë së grumbulluar nga plaçkitja e botës islame me shekuj resht!!

“Gjuha e tyre politike është e dizajnuar qët’i bëj gënjeshtrat të tingëllojnё si të vërteta dhe vrasjet si të drejta”, thotë George Orwell.

Perëndimi veç e kishte qartë se bota Sovjetike numëronte frymëmarrjet e fundit dhe paraprakisht ajo kish përgaditur armikun e ri siç ishte “Fundamentalizmi dhe Islamofobia” që pasi të varrosej sovjetizmi do të zëvendësoj atë. Derisa Sovjetizmi po dergjej, në Iran u injektua “Revolucioni Islamik” përmes së cilit duhej të trazohej gjithë rajoni përreth duke i shtyrë në konflikt 8 vjeçar me Irakun. Si hakmarrje më pas Iraku me helme kimike do ti dëboj kinse kurdët e veriut nën preteksin “bashkëpuntor” të Iranit (e vërteta qëndron se ata nuk ishin kurd por hebrej) të cilët arritën të shpërngulen si kolon në Israel. Ata një kohë të mirë aty morrën stërvitje ushtarake dhe paralelisht nga SHBA u  planifikua okupimi i Irakut, dhe sot po ata hebrej u këthyen sërish në Irak nga e cila lindi grupi “ISIS”. Liderin e ISIS & DAESH al-Bagdadi, e kanë stërvitur CIA, MOSSAD-i dhe MI6-a dhe se prapa kësaj organizate terroriste qëndron Amerika, Anglia dhe Israeli. Prej këtij treshi erdhi sherri mbi muslimanët duke u bërë viktima të pambrojtur. SHBA-ja prej amerike dëboj islamistët radikal drejt Irakut dhe Sirisë gjë që e bëri edhe Britania duke i grumbulluar në Irak të gatshëm për luftë me armët të deponuar amerikan në Irak.

Të gjitha shtetet e rajonit që janë kundër Israelit janë vënë të luftojnë me njëri-tjetrin. DAESH-i po ndërton në rajon sigurinë e Israelit. Përmes DAESH-it formësohen 3 vende të rajonit. Thuhet se, 30 bilion dollarë në vlerë të “Arit të Zi” (Naftës) dhe 20 bilion dollarë Ari është vjedhur gjatë pushtimit të Irakut nga SHBA-të pas “11 Shtatorit”.
Nëse ju kujtohet, Sadami nuk kishte armë të shkatërrimit në masë dhe nuk ka pasur lidhje me sulmet e 11 Shtatorit. Pavarësisht kësaj, vendi i sunduar prej tij është plaçkitur”.

Pas kësaj, edhe Afganistani u pushtua, për t’i mbrojtur fushat e lulekuqeve (opiumit) dhe minierat e Lithiumit. SHBA, Britania dhe Evropa nuk janë munduar kurrë për një zgjidhje diplomatike të konfliktit me Avganistaninë, Irakun, Sirinë sepse e kishin planifikuar luftërat para se të nisnin ato. Edhe sulmet zinxhiror në Francë janë qërim hesapesh mes Ortakëve në NATO, sepse Franca ishte ajo që hapi rrugën e futjjes së Rusisë në territorin Sirian. Gjithashtu ajo e pranoi pavarësinë e Palestinës, prandaj u sulmua. E vërteta shihet pastër dhe qartë. Këtë të vërtetë e dinë shumica e botës perëndimore.

Kjo shqetësoj SHBA, Britaninë dhe Israelin ngase plaçkatë e luftës tani duhej të ndahej edhe me Rusinë Putiniste.

Politikanja gjermane, Sahra Wagenknecht, deklaroj se; “Perëndimi  themelon grupe terroriste, i armatosë, i destabilizon rajonet me petrol   dhe gaznatyral, “Grupet terroriste të themeluara nga ata” “në  fjalë”  kinse i lufton, NATO-ja dhe Bota Perëndimore bëhen shkaktar që miliona njerëz civil të vriten dhe të bien në statusin e refugjatëve,  prandaj sëpari ata duhet të kontrollojnë shëndetin e tyre shpirtëror”!!!

Çfarë do të thotë kjo, ndoshta nesër nga perëndimoret do të shpallet “luftë globale islamit”… Kujtojm “11 shtatorin” dhe thënien famëkeqe;   “Kush s’është me ne është me terroristët”. Ndoshta është kjo edhe një gjakderrhje e madhe e rradhës… Kush e di? Koha do ta dëshmoj !?…

Shekulli Agency