Budallallëku modern nuk është injoranca, por mendim i ideve të errësuara!

 

savash-veliu

Savash VELIU

– ” Mendja e Errësuar, errëson edhe Zemrat…!

…”Ata që kritikojnë Islamin si errësira e Mesjetës nuk shohin veten se gjatë historisë së “Erresirës së Thellë” të zhytur në injorancë e të vepruarit me vepra nga e cila kultivohet në vazhdimësi errësirë “akulturo-jocivilizuese dhe dehumane” prej të cilit nuk arritën të shmangen gjatë gjithë këtyre shekujve parahistorike, historike, paramoderne, moderne dhe asaj sot postmodernes në të cilën tërhoqën veten si kufom të gjallë zvarrë me bagazh të injorancës brenda këtij Milenium të Tretë pa asnjë fije turpi, ndërgjegjësie dhe dinjiteti duke bastarduar të njerëzishmen në vete dhe tek të tjerët…”

Zbulimi floberian është më i rëndësishëm për të ardhmen e botës sesa idetë tronditëse të Marksit apo Frojdit. Sepse, kjo hapësirë imagjinare lindi bashkë me Evropën moderne-internacionale, është imazhi i Evropës apo, të paktën, i ëndërrës sonë për Evropën, ëndërr e tradhëtuar shumë herë. Por, ne e dimë se bota ku individi respektohet (bota imagjinare e romanit dhe bota reale e Evropës) është e brishtë dhe e përkohshme.

Kjo le të kuptojmë se, Perëndimi ushqehet me ide të mbështetur mbi; racizëm, fashizëm, nacionalizëm, shovinizëm, sionizëm, imperializëm, intolerancë fetare etj! Kjo do të thotë se ai që ushqehet me mish të gjakosur ka pamje vitale, në lëvizje është i fuqishëm dhe muskulozë (bota perëndimore)… Kurse, ai që ushqehet me bimë, është i butë dhe i urtë, trashaman dhe trom në lëvizje (bota e tretë)! Perëndimi për këtë rast zgjodhi figurat pagano-antike si simbole të Stemave ku mbretëron ideologjia e sistemit “PIRAMIDAL” (shikim prej së larti), që ngërthen në vete forcë vrastare shembull ; Shqiponjë, Luan, Ujk, Ari, Gjarpër etj.

Tek Mbretëritë antikë sundonte tirania dhe njëmendësia e të shpallurit “Veten për zot”!? Prandaj, Tempujt antik dhe Palestratë Mbretëror ndërtohenë me madhësi grandioze mbi kodra të larta duke shikuar të tjerët poshtë vetes. Sistemi i sundimit politik (zullumit) u ngrit në formë të Piramidës me maje. Edhe me ardhjen e Kristianizmit në Evropë, sërish Kisha Pauline (të Palit) e quajti Zotin “Atë-Baba”, sepse babai paraqiste forcën /fuqinë/!

Sistemi Politik perëndimorë “me teh Piramidal”, simbolizonte – Monarkinë, kurse Revolucioni në fjalë Francez solli “Demokracinë”, aty i’u shkëput maja e piramidës (si tek njëdollarshi) duke ndërtuar mbi të plato për të sunduar shumë mbretër ose “Oligarkia”pluraliste. Kjo do të thoshte; “Sa më shumë të shkel (zullumos) koka, aq më shumë do të lartësohet. Eshtë një sistem që bën “Klasifikim njerëzor”!

Me kalim në kristianizim kjo metodë u implementua në praktik gjatë ligjërimit të Klerikëve nga lozhat e larta të Kishës. Metodë kjo që aplikohet në perëndimi edhe gjatë ndërtimit të objekteve të lartësive rekorde duke treguar shikimin “nga lartë” ndaj të tjerëve duke proklamuar; “Unë jam sundues dhe zot i juaj”!?

Kjo ideologji me energji negative jep kurajo për t’i sulmuar të tjerët pa dhembje, sikur gjakpirësi gjahun! Dmth. Ky Budallallëk është dimension i pandashëm nga ekzistenca njerëzore i të pafeve! Kjo është “Kreatura e të Menduarit” Nemrudian, Faraonian dhe Zeusian të cilët i vrisninë njerëzitë për të treguar veten sa më tiranë duke u’a shtuar frikërespektin ndaj tyre!
Me modernizminë pakica kapitaliste e xhveshi njeriun nga njerëzimi dhe e shndëroi thjeshtë në “banor-statistikë”, kurse tani me post-modernizmin në “shtetas” si cungim të hapsirës dhe tokës jetësore nën këmbët e tij duke e dënuar shumicën e njerëzimit nëe skamje dhe vdekje, sepse sipas filozofisë së tyre ata nuk janë njeri, por është një “hiq /mëkatar/”! Kisha së pari njeriun e shpalli “mëkatar”!

Dhe kështu derisa ai është mëkatar lirishtë mund edhe të vritet! Kjo është filozofia e “Civilizimit Perëndimor”, që për synim ka të “Menduarit Militarist” nga e i cili rrodh “Rend i Ri Botëror – Globalizimi” ose Shikim “prej së larti” ndaj të tjerëve. Prandaj, perëndimi sa për sy e faqe shpiku “të drejtat e njeriut” sepse ai e pa të arsyeshme t’i jep pak “nder” njeriut!?
Kështu “Kapitalizmi Perëndimor”, “Për të zier një ve të vetin e djeg gjithë Botën”! Kjo ndodh sot tmerrëzsht në Siri, Irak, Palestinë, Avganistan, Libi e gjetiu! Por, asnjëherë një gjë e tillë nuk do të ndodhte në Islam, sepse për të “njeriu” është i “shenjtë”; “Të vrasësh një njeri është e barabartë me vrasjen e njerëzimitë”!

Çdo njeri e di se drama e refugjatëve Sirian është e prodhuar nga vet perëndimi dhe ajo sot ka pamje tragjike, por nuk dihet se nesërmja çka mund të sjell, ndoshta pikërisht atë thënie Islame që thotë se; “Dielli (Islami) do të lind nga Perëndimi”, kurse “Kijameti” do të shkrepëtoj pikërisht mbi “Islamofobët” perëndimor..!!

Prandaj, vetëm “Civilizimi Islam” është i denjë për të mbrojtur të “drejtat e njeriut” në botë! Duhet fokusuar qëllimin kryesor drejtpërsëdrejti te koncepti “njeri”, si njeri “i pastër”, sepse kohëve të fundit vërejmë se për çdo gjë shkruhet, përpos imperativit “bëhu njeri! Kjo do të thotë të qenit i ndershëm, dinjitoz, të qenit subjekt i jetës personale, dmth, të fitosh tiparin“ i njerëzishëm”… Prandaj të themi ; ”O Zot, na largo nga Terri i Errësirës së injorancës drejtë zemrës së mbushur me njerëzi dhe dashuri për njëri-tjetrin… ”!!!

Shekulli Agency