BE-ja e skaduar s’është më edhe para vetë Evropianëve model ideal siç ishte një kohë !!!

Nga Savash Veliu

Ja erdhi dita që edhe Perandoria Osmane ose sot TURQIA e RE të merret si shembull dhe model prej ‘’BOTES PERENDIMORE’’ siç bëri këto ditë KRYEMINISTRI BERLUSCONI kur Italisë i preferoj të merr Sistemin e Turqisë si udhëheqje të shtetit dhe të zhvillimit ekonomik që një kohë të mirë ka lënë pa tekst si Evropën poashtu edhe Botën me progresinë maramendëse të arritur në shumë fusha strategjike ekonomike e veçmas në atë Ushtaraken!

Evropa nuk ishte kështu deri në një të kaluar të afërt. Sidomos për shkak të përvojave shumë të hidhura të Luftës II Botërore, bëhej fjalë për një Evropë që vinte theksin mbi bashkëpunimin, mirëkuptimin reciprok dhe solidaritetin mes shteteve. Kjo agjendë dhe pikëpamje pozitive solli në jetë Bashkimin Evropian. Falë agjendës pozitive dhe bashkëpunimit, BE-ja përshkoi distanca të mëdha brenda vetes dhe në rajonin e saj gjithashtu në shumë fusha, ku ia vlen të përmenden kapërcimi i qasjeve raciste si fashizmi e racizmi, nxitja e vlerave demokratike, të drejtat e njeriut, sundimi i ligjit, zhvillimi i lirive shoqërore dhe ekonomike, etj. Edhe pse sot është duke i konsumuar një për një të gjitha këto vlera, është i pamohueshëm kontributi i BE-së në kaluarën e afërt për vlerat në fjalë. Por sot !!!??

Sado që Evropa suksesin e arriti ndërmjet viteve 19451991 jo me vetë Evropën, por me paqen e imponuar për Evropën edhe nga Ballkani edhe nga Lindja e Mesme kurse atë e humbi kur Gjermania pranoj pazarllëqet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusinë me rastin e rrëzimit të murit të Berlinit kur nga egoizmi ekstrem amerikano-gjermanët morrën në qafë gjithë Bashkiminë Evropian.

Për qejfet dualiste të tyre u rikonstruktua një Evropë introverte, që i dorëzohet frikës dhe prodhon kërcënim për çdo banorë të saj si dhe të vet rajonit më të gjërë. Britanikët me BREXIT-in ikën dhe një akt të tillë pas saj tregojnë edhe shumë antarë të BE-së me njëjtin potez që pritet të ndodh në një të ardhme më të afërt Brenda BE-së.

Prandaj preferoj për Ballkanin e veçmas për Shqiptarët të kërkojnë me një zë; Jo integrim në ”BE dhe NATO”, por në ”TURQI dhe NATO” duke mbajtur SHBA-në dhe Gjermaninë vetëm si dekor politike mureve të sallonene të Ballkanit !!! Në lidhje me këtë deklaroj se; Në gjendjen më të keqe janë ata shtete ballkanike që jetojnë në zonat e kontrolluara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe BE-së, kjo është evidente.

Shekulli Agency