BDI-ja dhe PDSH-ja vazhdojnë ta mbrojnë Grujevskin!

zeqirija-ibrahimi-696x462Zeqirija Ibrahimi

Unë e kam të qartë që VMRO-DPMNE-së i shërben ky teatër i sontëm në Parlamentin e Maqedonisë, sepse kështu e shpëton Gruevskin, por nuk mund ta besoj se kjo që ndodhë me deputetë shqiptarë është reale.

Nuk kam shpjegim për rolin që e luajnë në këtë teatër deputetët e BDI-së, të cilët kështu janë vënë në mbrojtje të Gruevskit. Dhe, prandaj shtroj dilemën: ose janë kapur kaq shumë e kaq keq, sa janë në gjendje ta mbrojnë edhe Djallin vetë ose nuk i përfaqësojnë më interesat e votuesit shqiptar.

Unë nuk besoj se gjen shqiptar që nuk e pret rënien e Gruevskit dhe prandaj nuk e kuptoj që këta të a.q. deputetë shqiptarë po e mbrojnë me kaq devotshmëri vrasësin dhe antishqiptarin më të madh në pluralizmin e Maqedonisë.

Për ata të PDSH-së nuk ia vlen as të komentohet – ata janë në shërbim “do smrt” dhe prandaj heshtin si gratë që i tradhëtojnë burrat dhe kthehen vonë në shtëpi.

Këtyre tradhëtarëve do t’ua kishte lakmi edhe Rrahman Morina.
Lajmi i mirë është që kështu duket fundi i diktaturave.

Shekulli Agency