Ballkanizimi i Perëndimit

abdylvehab-ejupiShkruan: Abdylvehab Ejupi

Si asnjëherë më parë që prej fundit të Luftës së Dytë Botërore, po lëkunden dhe po mëdyshen themelet e demokracisë liberale në Perëndim dhe duket se Perëndimi po hyn në një fazë të re, të asaj që, studiuesi britanez Colin Crouch, e quan post-demokratike, që nuk e din fundit ku do ta ketë.

Kjo fazë po ngërthen në vete një kombinim të veçantë midis organizimit të zgjedhjeve, me një debat publik zgjedhor, i cili në realitet i përngjat më shumë një spektakli mediatik, ku gjithçka lejohet, duke përfshirë edhe lojen me ndjenjat e votuesve, ofendimin, manipulimin më të vrazhdë me faktet dhe gjysmë të vërtetat, madje, edhe prodhimin sistematik të gënjeshtrave, me qëllim të sigurimit të përkrahjes së votuesve.

Shembulli më i njohur dhe më aktual i kësaj është fushata për Brexit në Britaninë e Madhe, kur ithtarët e daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, në vazhdimësi kanë përsëritur një gënjeshtër që me largimin nga BE-ja, Londra do të kursej hiç më pak se 350 milionë funta në çdo javë (gati 400 milionë Euro).

Gjithashtu edhe fitorja e sotme e Trumpit për President të SHBA sipas analiazve që kemi hasur gjat kampanjës del që hiç më pak se 70 përqind nga deklaratat dhe prononcimet e Donald Trump-it, në fushatën e tij për postin e Presidentit të SHBA-së, janë gënjeshtra dhe spekulime të pabazuara.

Në të vërtet më duket se ky është një kthim i madh i Perëndimit drejtë politikave populiste të periudhës së midis dy luftërave botërore.

Sa i përket reflektimit të këtij procesi/fenomeni në Ballkan, në fakt mendoj që Ballkani vetëmse i ka paraprij këtij procesi me vite, pasi politikanët dhe udhëheqësit atje çdoherë dhe në çdo cikël zgjedhor si mjet “arsenalin kryesor” për të fituar pushtetin kanë pasur populizmin.
Shembull në Maqedoni Gruevski dhe Ahmeti në sajë të populizmit të ngjyrosur me nacionalizëm të rrejshëm tash e 15 vite po mbajnë pushtetin.

Popullizmi gjithnjë është pasojë e problemeve të pazgjidhura apo edhe të injoruara, ndërsa vet mbijeton, jo duke i zgjidhur problemet e trashëguara, por duke prodhuar probleme të tjera, për të cilat fajësohen ‘tjetri’, i ‘huaji’.

Ne shqiptarërt betejën duhet ta fillojmë/zhvillojm në terrenin tonë duke i hequr nga skena këta populist një çast e më parë, pra që në zgjedhjet e ardhshme të 11 dhjetorit dhe tua besojmë përfaqësimin dhe pushtetin partive jopopuliste fhe atyre që kanë vizion të qartë, platformë dhe program për qytetarët.

Shekulli Agency