ARSIMIMI JO CILËSOR ËSHTË VRASËSI KOLEKTIV…!

Nga Savash VELIU

Siç thashë edhe më parë degjenerimi jonë shqiptarë vjen nga Arsimimi joadekuat e jo cilësor që nuk përkon me kërkesat (rrjedhat) e kohës që ushtrohet (imponohet) me projekte të ndryshme ndërkombëtare që më shumë shtojn huti se dituri.

… Ky lloj arsimimë nuk garanton asnjë progress shoqëror dhe ngritje intelektuale në afatgjatë sepse si e tillë s’është brumosur me shtjellatë e nënqiellit tonë gjeografik e mental ngase, Dituria është dashuri dhe dritë dhe vision për të ardhmen e një POPULLI në tërësi.

Tek ne (shqiptarët) servohet Arsimimi ku respektivisht vetëm duhet të dëgjosh e të mos kuptosh, të shikosh e mos të shohësh, të mësosh e të mos mendosh, dhe kështu heshtazi ushtrohet dituria pa edukim dhe arsimim pa edukim, një padrejtësi e armatosur.

Rinia (shoqëria) jonë është e përqëndruar përball një arsimimi pa ndjenja dhe pa dashuri kolektive konformë individualitetit egocentrik të lënë larg traditave kulturo-shqiptare siç ishinë bujaria e fisnikëria me ngrohtësi Mediterane që ngërthente natyralitetin njerëzor ndaj njëra tjetrës… Natyra e mirë e edukuar është më e vlefshme se dituria, më shumë se paraja, më shumë se nderi, për personin që e posedon atë.

Dituria e veshur me edukatë mbanë njeriun të gjallë edhe pas vdekjes, ndërsa i padituri është i vdekur edhe nëse ecën mbi Tokë, thotë dijetari Hasan el Basriu.

Ky lloj projekt me vete solli virusin e akulturës dhe ndjenjës së robit e shoqëruar me injorancën degjeneruese drejtë ligësisë kolektive.  … ‘’Dija është pasaporta jonë për të ardhmen sepse e nesërmja do të jetë zotëruesja e atyre të cilët përgaditen për të që sot”, thotë Malcolm X.

Për këtë degjenerim të qëllimshëm fajtorë janë instancat Politiko-Qeveritare që e kryesojn Akademia e Shkencave me përgjegjësi moralo-institucionale si garantuese për arsimimë të lartë e përgjumur në gjumin dimëror në të katër stinët e vitit, ku nëse don të njohësh nga vjen bjerrja arsimore atëherë duhet analizuar se çka solli përhapjen e këtij fenomeni dekadente në shoqëri. Nëse do të njohësh dikë atëherë shiko prej nga vjen ushqimi i servuar. Qasja e verbër ndaj këtyre risive dhe fenomeneve të paqarta në shoqëri i shërbejnë të panjohurës ngase vijnë nga rrethana të dyshimta përplotë me rreziqe shkatruese.

Ndoshta edhe qeveritë tona janë kuklla të oligarkëve të instaluar për të qeverisur kleptomanët si në vendet e dyta dhe treta të edukuar me edukim neokolonialiste të korruptuar për të monopolizuar vendin duke shkatruar në themel shoqërinë e sunduar vetëm nga 5 oligark nën kontroll të jashtëm. Falimentimi i arsimimitë të mirëfilltë arrihet duke nxjerrur sistematikisht kuadro poltronësh dhe servilësh të paaftë të qëndrojnë mbi këmbë të veta që e kthejnë shtetin gradualishtë në protektorat të huaj… Dhe kot nuk thuhet se; – Pushtetari matrapaz e fundosë Shtetin!               

Atëherë, Si e bindni brezin e ardhshëm që arsimimi është çelësi i suksesit, kur ndërkohë jemi të rrethuar prej të diplomuarve të varfër dhe kriminelëve të pasur?

Në një shoqëri ku ka arritur niveli i lartë arsimues dihet se; Pushtetari është udhëheqësi i shoqërisë, kurse Dijetari është udhëheqësi i pushtetarit. … E kur pushtetari e sundon dijetarin, atëherë dijetari e humb rolin (misionin) e vet në shoqëri.

… Si përfundim vlerësojm se; Nga fuqia e edukimit dhe arsimimit cilësor lind Liria e gjithanshme e paqtorë. Prandaj, si shoqëri duhet së pari të ndërtohet Morali e pastaj Shteti! 

Shekulli Agency