ANATOMIA E GJENOCIDIT “SREBRENICA”!

savash-veliu

Nga: Savash VELIU

Në fillim viti 1992, Perëndimi dhe Rusia, arritën t’i konfrontojnë sërbët me boshnjakët dhe kroatët. Sipas planeve sërbe parashihej që për 6 muaj të arrihetë vrasja dhe dëbimi masivë duke i këthyer boshnjakët muslimanë në pakicë. Por, ky plani sërb dështojë. Shkaku ishte tek Alija Izetbegoviqi, i cili qëndronte në skenën boshnjake si lider dhe një dijetar i mirëfilltë, që nuk e kishte shembullin bota. Kjo i shqetësonte tepër perëndimorët. Ata i’u futën punës që përmes gjermanëve t’i pajtojnë kroatët me sërbët duke i furnizuar me armë në frontin e luftës, me pretendim që BeH të ndahet në mes katolikëve dhe ortodoksëve. Konflikti në fjalë do të arrinte të formonte në dëm të boshnjakëve enklava sërbe dhe kroate ose më pas një Sërbi dhe Kroaci të “madhe”. Por rezistenca e boshnjakëve sa vinte e shtohej. Perëndimorët në emer të “pajtimit” bëninë trysni me bashkëpuntorët e tyre Zulfiqarpashiçin dhe më pas me Fikret Abdiçin, tradhëtarin më të koruptuar prosërb, në Bihaq, me dëshirë që të hapet një front i ri përballë Izetbegoviqit. Lordi Owen me Abdiçin, përgaditën skenarin e vitit 1993, që në takimet për pajtim në Zhenevë, në vend të Ejup Ganiqit, të thiret Fikret Abdiçi, duke plasuar në plan të parë emrin e tij dhe kjo do të fuste Izetbegoviqin në një gjendje alternative. Perëndimorët do ta pranoninë Abdiçin si negociator të vetëm për pajtim. Por, në këtë rastë “Ushtria Boshnjake”, i’a tregoi lidhshmërinë Izetbegoviqit. Kështu plani i Owen’it, ra në ujë! Deshti Zoti që të ndihmojë Boshnjakët. Ky akt boshnjak detyroj presidentin Turgut Ozall, që të vëndojë dorë mbi Bosnjën duke i ndihmuar që të hapen kanale të gjata nëntokësore përrethë vijave të frontit, që prej aty të futet me të madhe ndihma në ushqim, armë e veçmas municionit të shumë pritur për boshnjakët.                                                 

Fronti u gjallërua. Boshnjakët ndërmorën ofanziva të mëdhaja në çdo cep të vendit, duke u’a thyer kurrizin forcave sërbe. Ata i rikthyen pjesët më të madhaja të teritoreve të okupuara në favor të vet. Atëherë Sërbët më 9 prill 1994, nga ajri hodhën mbi 60 bomba kimike ndaj Gorazhdes..! Por në vitin 1995, avantazhi kaloi në duart e boshnjakëve.  Kështu boshnjakët e shpëtuan gjenezën nga gjenocidi i paraplanifikuar. Këtu boshnjakët refuzuanë të luaninë rolin e viktimave pasive dhe kur rezistenca e tyre u rrit, britanikët dhe francezët u irrituan shumë. Tani Boshnjakët i’u vërsulën Banja Llukës dhe arritën tek dyertë e Pales, dhe Sërbët menjëherë kërkuanë ndihmë nga Anglia, Franca dhe Rusia. Dhe forcat ajrore Amerikane me parashuta hodhën sërbëve armatimë nga ajri të komanduara nga Gjeneral Millovan Milutinoviç. Sërbisë i lejoninë perëndimorët të thyej embargon përmes Maqedonisë, Bullgarisë dhe Rumanisë, tregon Diego Arria, ish ambasadori i Venezuelës në Këshillin e OKB-së gjatë luftës së Bosnjes. Që të mos bjer Pale, më vitin 1995, Britania me aleatët përgaditën anatominë e gjenocidit të madh duke çarmatosur boshnjakët të Srebrenicës dhe të Gorazhdes, dy qytete të mbrojtura nga OKB-ja. Ushtria Holandeze në të dorëzojë boshnjakët forcave sërbe të udhëhequr nga Gjeneral Ratko Mlladiç, me ç’rast do të kryhetë para syve të botës masakra më e madhe brenda Evropës, pas Luftës së II-të. Kjo ishte tentativa për zbrapsjen e forcave boshnjake nga Pale dhe fronti i luftës. Poqëse shtetet muslimane tentoninë që të thyejnë embargonë, atëherë, ndesheshin me ultimatuminë Amerikan. Më pas, me trysninë e israelit dhe të BE-së, nga Aleanca u bombarduan direkt pozitat boshnjake në front. Dhe kështu u ndërpre ofanziva boshnjake në hovin më të madh të saj. Pasoi kapitulimi i boshnjakëve. Me paralizimin e forcave boshnjake në frontë, NATO – OKB dhe BE përshpejtuanë mbledhjen e DEJTON’it, ku Alija Izetbegoviqi do të detyrohet të nënshkruaj një akt kapitulimi ose siq quhej “Marrëveshje për armëpushim me kushte të rënduara”. Nënshkruarja e kapitulimit të boshnjakëve e cilësuar si ”Marrëveshja e Dejtonit” të vitit 1995, ishte një akt i vrasjes së demokracisë së popullit nga demonkratët perëndimorë. Nënshkrimi nga Alija Izetbegoviq të këtij akti të turpshëm do të vulosen me fjalë të një burrërie të rallë sic tha: ”Jam i detyruar të pij këtë gotë me helm për hirë të popullit tim”!

Kështu me manovrime të hollësishme politike, Izetbegoviqi, arrinte t’i amortizojë trysnit dhe dredhit e perëndimorëve duke arritur aty ku janë sot boshnjakët.  Izetbegoviqi para se të ndëronte jetë i bëri Turqisë thirrje, që si amanet të tij të fundit të jet lënija e testamentit të Bosnjes shtetit të Turqisë. Dhe ky gest i tij u pranua me plotë përgjegjësi nga Turqia, dhe ajo vazhdon ate të mbroj!

Shekulli Agency

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.