Irani një “mollë sherri” Perëndimor për përçarje të sunitëve Islam

Irani një “mollë sherri” Perëndimor për përçarje të sunitëve IslamShkruan: Savash VELIU

Bota perëndimore shfrytëzon Iranin si “mollë sheri” për përçarje të bllokut sunnit e cila paradokohe ndërmori një masë vetmbrojtjeje përball “sherrit” perëndimor ku si cak shihej Arabia Saudite, një strategji e fundit në fushatën e tyre drejt Kudusit që parasheh daljen në Mekke dhe Medine, plan ky nga viti 2001!?       

Këtë strategji copëtuese dhe okupuese të perëndimit e kuptoi Turqia. Atëheherë Erdogani shpejtoj drejt Katarit, Saudisë dhe Iranit duke i paralajmëruar për planin djallëzor mbi muslimanët ku si moto shtroi këto fjalë …”Unë nuk jam as Sunnit e as Shiit, por jam vetëm Musliman”, dhe ju ftoj në bashkim fetar!!!

Trungun kryesor të muslimanëve e përbëjnë Sunnitët, derisa Shiitët janë pjesë margjinale e tij ngase nuk përbëjnë as edhe 10%-shin në të. Lirisht mund të themi se, poqese zhduken Sunnitët shpërbëhet dhe copëtohet bota islame derisa mbetja e shiitëve në skenë nuk përbën ndonjë forcë kanosëse për botën perëndimore. Prandaj e gjithë kjo lojë e madhe lozet mbi muslimanët sunnit të Turqisë dhe mbi Arabët të Irakut, Sirisë e të tjerët.

Por menjëherë presidenti amerikan Barak Obama dhe bota perëndimore ndryshuan politikën e tyre dhe tani vazhdojnë të shtiren kinse i dorëzohen kërkesave të Teheranit derisa Irani vazhdon të thyej ligjin ndërkombëtar dhe rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.    

Obama në vend që t’i bënte presion Teheranit, ai vazhdoi me bisedimet rreth programit bërthamor duke i ofruar lehtësime të jashtëzakonshme të sanksioneve. Gjithashtu me marrëveshje të fshehtë Iranit i lejohet të provokoj aeroplanmbajtësen amerikane Harry Truman në ngushticën e Hormuzit duke lëshuar një raketë afër saj dhe ky i njëjti para syve të botës robëron marinsat amerikan e megjithatë Obama dhe aleatët e tij perëndimorë vazhdojnë ta kthejnë kokën nga ana tjetër kinse nuk ka ndodhur asgjë që është një absurditet i kohës??!  

Politika perëndimore vazhdonë të shpërblejë Iranin dhe kjo na bën të besojmë se nuk do të ketë asnjë pasojë për agresionin dhe aktet e  paligjshme të Iranit brenda tokave sunnite.

Tani Obama e sheh marrëveshjen bërthamore si kurorëzimin e politikës së tij të jashtme mbi Lindjen e Mesme. Ai përpiqet të shmang çdo veprim që mund ta minojë këtë marrëveshje djallëzore. Kjo ka çuar në përmbushjen e vazhdueshme të dëshirave të Iranit, çka do të ketë pasoja të rënda për sigurinë kombëtare dhe atë rajonale.

Fuqitë rajonale sunnite janë të detyruar të krijojnë një koalicion për të kundërshtuar ambiciet hegjemonike të Iranit. Ky do të jetë një zhvillim pozitiv pasi do të shënojë daljen e një udhëheqjeje rajonale të pavarur nga fuqitë botërore dhe interesat e tyre të ndryshme.

Kjo nuk do të thotë se fuqitë botërore nuk do të ndërhyjnë më në rajon, por do të ketë më shumë gjasa që ato t’i bëjnë llogaritë e politikave të tyre më me kujdes, për shkak të koalicionit rajonal të pavarur e përbërë prej 34 shteteve para se të veprojnë në mënyrë të njëanshme në rajonin e zjarrtë të Lindjes së Mesme. Kurse Irani para këtyre lojrave kobzeze dhe fatale për botën Islame shtiret si i verbëruari në mesditë !

Shekulli Agency