Zvicër, sot mbahen zgjedhjet për Asamblenë Federale

Votuesit zviceranë të dielën iu drejtuan qendrave të votimit për të zgjedhur përbërjen e re të parlamentit për katër vitet e ardhshme.

Rreth 5,4 milionë votues do të zgjedhin Këshillin Kombëtarë me 200 ulëse, dhomën e ulët të parlamentit, dhe 46 antarët e Këshillit të Shtetit, dhomës së lartë.

Votimi filloi në orën 7:00 të mëngjesit dhe do të përfundojë në orën 24:00.

Ndërsa disa prej votuesve preferojnë t’i dërgojnë fletëvotimet e tyre me postë, të tjerët akoma preferojnë të hedhin votën e tyre personalisht në kutitë e votimit.

Sondazhet e opinioneve tregojnë se Partia Popullore Zvicerane (SVP), e cila aktualisht është partia më e madhe në Asamblenë Federale, është subjekti më i preferuar për të fituar zgjedhjet.

Gjithashtu, të Gjelbërit dhe Liberalët e Gjelbër pritet të fitojnë vende në këto zgjedhje.

Shekulli Agency