YPG/PKK kërkon partneritet me Asadin kundër Turqisë

Një i ashtuquajtur komandant i organizatës terroriste YPG/PKK ka thënë se janë duke menduar të krijojnë partneritet me Bashar al-Asadin për të luftuar kundër Turqisë pas përfundimit të përgatitjeve të Ankarasë për një operacion në lindje të Eufratit, transmeton AA.

Sipas faqeve të interentit të YPG/PKK-së, Şahin Cilo, i cili përdor edhe emrin Mazlum Abdi dhe vepron në SDF, emri tjetër i organizatës terroriste të cilin e përdor për t’i kamufluar aktivitetet terroriste, shprehu gatishmërinë e organizatës për një partneritet me regjimin e Asadit.

Orientimi i YPG/PKK-së drejt regjimit të Asadit vjen pas njoftimit për tërheqjen e trupave amerikane nga linja kufitare në Siri dhe përfundimit të përgatitjeve të Turqisë për operacionin terrorist në lindje të Eufratit.

Në këtë mënyrë, organizata terroriste synon të pengojë kalimin e Turqisë në lindje të Eufratit duke përdorur mburojen zyrtare të regjimit dhe të vazhdojë okupimin në rajon.

YPG/PKK edhe vitin e kaluar kishte tentuar të fillon negociata me regjimin për të hyrë në Afrin gjatë operacionit antiterrorist turk “Dega e Ullirit” por nuk kishte arritur rezultate.

Shekulli Agency