Vuçiç: Merkel e shqetësuar për Ballkanin

Kryetari i Qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar sot se kancelarja gjermane, Angela Merkel, është e shqetësuar për shkak të zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor.

“Stabiliteti rajonal është me rëndësi kyçe. Nuk kam kritikuar askënd, kam folur për angazhimin tonë, për takimet në Sarajevë nesër”, tha Vuçiç për Radio Televizionin e Serbisë pas takimit me Merkel në Berlin.

I pyetur se çfarë mendon Merkel për ndodhitë në Ballkan, Vuçiç tha se “Është e shqetësuar…Ajo sheh tërë pasqyrën e ndodhive. Është një nga lideret e rralla evropiane e cila është shumë e shqetësuar. Gjermania sillet si një vend përgjegjës e cila doemos duhet të kujdeset për këtë pjesë të Evropës”.

Vuçiç shtoi se kancelares gjermane i ka pëlqyer ideja e unionit doganor në Ballkan.

Shekulli Agency