Pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump nënshkroi urdhër ekzekutiv për vendosjen e tarifave prej 25 për qind për importet nga Kanadaja, blerësit në Kanada filluan të përdorin sloganin “Blej nga Kanadaja”, raporton Anadolu.
Konsumatorët po kontrollojnë me kujdes etiketat e produkteve për të zbuluar se cilat produkte prodhohen në Kanada.
Duke iu përgjigjur kësaj kërkese, dyqanet ushqimore në Toronto kanë filluar të vendosin etiketat “Made in Canada” në raftet e tyre.
Duke përmbushur një premtim të fushatës zgjedhore, Trump të shtunën nënshkroi urdhër ekzekutiv për vendosjen e tarifave prej 25 për qind për importet nga Kanadaja dhe Meksika dhe një tarifë prej 10 për qind për importet nga Kina.
Kanadaja në një përgjigje të shpejtë njoftoi tarifa prej 25 për qind për importet amerikane.