Vendet e BE-së miratojnë ndryshimet për luftën kundër pastrimit të parave

Vendet anëtare të Bashkimit Europian (BE) kanë miratuar ndryshime në rregulloren për forcimin e luftës kundër pastrimit të parave.

Ministrat përkatës të 28 vendeve anëtare të BE-së janë takuar në Luksemburg për mbledhjen e këshillit të drejtësisë dhe punëve të brendshme.

Sipas një deklarate nga Këshilli i BE-së mësohet se përfaqësuesit e vendeve anëtare në mbledhje kanë miratuar ndryshimet e rregullores në lidhje me luftën kundër pastrimit të parave.

Me ndryshimin e rregullores që vendos dënime të reja për të parandaluar kriminelët nga qasja në burimet financiare, janë bërë përcaktime të qarta rreth veprës penale të pastrimit të parave.

Po ashtu me rregulloren ku është përcaktuar dënimi me 4 vite burg për ata që kryejnë aktivitete të pastrimit të parasë dhe zbatimin e dënimit shtesë me gjobë nga gjykatësit, është pranuar si kusht rëndues nëse aktiviteti i pastrimit të parasë është i lidhur me organizatat kriminale.

Gjithashtu rregullorja për të përmirësuar hetimet në lidhje me pastrimin e parave ka lehtësuar edhe gjykimin përtej kufijve dhe bashkëpunimin e policisë.

Ndryshimet në fjalë pas publikimit në gazetën zyrtare të BE-së do të përfshihen në legjislacionin kombëtar të shteteve anëtare brenda 24 muajve.

Shekulli Agency