Vala e dytë e COVID-19 është e pashmangshme!

Derisa koronavirusi i ri (COVID-19) vazhdon të përhapet në SHBA me më shumë se 1 milion raste të konfirmuara, një zyrtar i lartë shëndetësor paralajmëroi të mërkurën se vala e dytë e pandemisë është “e pashmangshme”.

Anthony Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, tha se “mund të jemi para një vjeshte të keqe dhe një dimri të keq” nëse nuk vendosen kundërmasa për të luftuar COVID-19.

Ai tha se përparimi i bërë mund të zhbëhet nëse shtetet lëvizin shumë shpejt për të zbutur masat e virusit.

“Nëse jemi të pasuksesshëm, ose para kohe përpiqemi të hapemi dhe kemi shpërthime shtesë që janë jashtë kontrollit, kjo mund të jetë një reagim që na rikthen menjëherë në të njëjtën varkë që ishim para disa javësh”, tha Fauci për CNN.

Ai tha se SHBA po shkon në drejtimin e duhur, por “ne duhet të vazhdojmë të jemi partnerë në një mënyrë shumë aktive bashkëpunuese me shtetet. Ne duhet t’i ndihmojmë ata në të njëjtën mënyrë sikur ata që duhet të bëjnë zbatimin”.

Që nga e mërkura, më shumë se 1 milion njerëz janë infektuar dhe të paktën 58.529 kanë vdekur nga COVID-19, sipas Universitetit Johns Hopkins në shtetin e Maryland.

Që nga shfaqja në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, koronavirusi i ri është përhapur në të gjithë botën. 

Shekulli Agency