Ushtarët grekë plagosën me plumb plastik në kufi një siriane 8-vjeçare

Njësitë kufitare të Greqisë kanë plagosur me plumb plastik në këmbë 8-vjeçaren Gazin Abdu e cila u përpoq të kalojë kufirin.

Forcat turke të sigurisë në rajonin Meriç të Edirnesë pranë kufirit të Greqisë përcaktuan 9 emigrantë të parregullt sirianë njëri prej të cilëve ishte plagosur në këmbë.

Siriania e plagosur 8-vjeçare Gazin Abdu u dërgua më pas në spital.

Hazar Abdu (19), vëllai më i madh i Gazin Abdu në një deklaratë për AA tha se bashkë me familjen e tyre shkuan në kufirin me Greqinë për të provuar fatin për të kaluar në Evropë.

“Ushtarët grekë na qëlluan në kufi. Motra ime u qëllua në këmbë me 2 plumba plastikë. Më pas na ofenduan dhe na thanë ‘kthehuni’ duke na thënë fjalë të këqija. Policia turke na ndihmoi, na sollën në stacionin e policisë. Na dërguan në spital dhe motra mori trajtimin”, tha Hazar Abdu i cili ndër të tjera shprehu falënderime ndaj Turqisë.

Pas procedurave emigrantët e parregullt u dërguan në Drejtorinë e menaxhimit të emigracionit të Edirnesë.

Shekulli Agency