Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Johannes Hahn ka thënë se brenda dy vitesh qytetarët e Turqisë mund të lëvizin pa viza drejt vendeve të BE-së, cituar nga gazeta gjermane “Sonntag.
Nevoja për të pasur vizë për qytetarët e Turqisë mund të shfuqizohet brenda dy vitesh.
Kjo deklaratë ka ardhur nga Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn.
Në një deklaratë për gazetën gjermane “Sonntag”, Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Johannes Hahn ka thënë se qytetarët e Turqisë brenda dy vitesh mund të lëvizin të lirë drejt BE-së.
Ai tha se është shumë e mundshme që kufizimet të shfuqizohen deri në vitin 2017-të, nëse përmbushen kushtet.