Turqia neutralizon terroristin e kërkuar në veri të Irakut

Forcat turke kanë neutralizuar një terrorist të PKK-së të kërkuar në një operacion në veri të Irakut.

Terroristi i lartë i PKK-së, Müsluh İke, i cili njihej me emrin e koduar “Tekoşer Zagros” dhe gjendej në listën e kuqe të personave të kërkuar nga Turqia, është neutralizuar gjatë një operacioni ajror të përbashkët të Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës (MIT) dhe Forcave të Armatosura Turke (TSK) në rajonin Metina të Irakut verior, njoftuan për AA burime të sigurisë.

Siç bëhet e ditur, İke i është bashkuar organizatës terroriste në vitet 90 dhe ka qenë autor i shumë akteve terroriste në rrethet Şemdinli dhe Çukurca në provincën turke Hakkari.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë personave, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja.

Shekulli Agency