Turqia fillon operacionet anti-terrorizëm “Kıran-9” dhe “Kıran-10”

Në një njoftim Ministria turke bëri të ditur se operacionet “Kıran” të ndërmarra kundër organizatës terroriste separatiste PKK janë duke vazhduar pavarësisht kushteve të vështira të motit.

Operacionet “Kıran-9” dhe “Kıran-10″ ndërmerren me qëllim për të parandaluar pozicionimin dimëror të organizatës terroriste dhe neutralizim e terroristëve që janë të vendosur në rajonet përreth qyteteve Şırnak dhe Hakkari.

Në kuadër të operacionit “Kıran-9” janë angazhuar një personel prej 1.260 personash dhe një ekip operacional prej 84 forcash të cilët përbëhen nga forcat komando të xhandarmërisë, forcat e operacioneve speciale të xhandarmërisë, forcat speciale policore dhe të sigurisë.

Në operacionin “Kıran-10” janë angazhuar një personel prej 730 personash dhe një ekip operacional prej 48 forcash të cilët përbëhen nga forcat komando të xhandarmërisë, forcat e operacioneve speciale të xhandarmërisë, forcat speciale policore dhe të sigurisë.

Shekulli Agency