Turqia dërgon përforcime ushtarake në pikat e vëzhgimit në Idlib

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) dëgojnë forca komando shtesë në pikat e vëzhgimit në Idlib të Sirisë.

Forcat komando janë dërguar në rajonin Reyhanlı të qytetit Hatay me qëllim përforcimin e njësive të ndryshme të Turqisë. Ato janë vënë në pritje pranë njësive kufitare dhe kanë përfunduar përgatitjet e tyre.

Autokolona me rreth 60 automjete të blinduara transportues i personelit, nën masa të larta sigurie është drejtuar për pikat e vëzhgimit në Idlib.

Shekulli Agency