Turqi, arrestohet Fatmanur Gülen, mbesa e udhëheqësit të FETO-s

Në kuadër të vazhdimit të hetimeve kundër organizatës terroriste FETO, policia turke sot në mëngjes arrestoi të paktën 33 të dyshuar, përfshirë Fatmanur Gülen, mbesën e udhëheqësit të organizatës terroriste Fetullah Gülen, raporton (AA).

Prokuroria shtetërore në Stamboll sot në mëngjes lëshoi urdhër për arrestimin e gjithsej 121 personave të dyshuar, ndërsa duke vepruar sipas urdhërit policia ka nisur operacionet në 29 provinca turke.

Deri më tani, 33 persona janë arrestuar dhe operacioni policor në terren është duke vazhduar.

Në mesin e të dyshuarve që Prokuroria e Stambollit ka lëshuar urdhër është edhe Belkis Nur Tetik, balldëzja e Adil Öksüz i cili është anëtar i rëndësishëm i FETO-s dhe konsiderohet të jetë një nga aktorët kryesorë në tentimin e dështuar të grusht shtetit ushtarak, e cila u krye nga kjo organizatë terroriste më 15 korrik 2016.

Në krye me Fetullah Gülen, organizata terroriste FETO, përmes ithtarëve të infiltruar brenda institucioneve, në korrik të vitit 2016 tentoi të kryejë grusht shteti ushtarak në Turqi, dhe me këtë rast ranë dëshmorë të paktën 250 persona.

Turqia pas kësaj ka nisur një luftë masive kundër kësaj organizate që ishte krijuar dekada më parë dhe nën petkun e programeve fetare duke abuzuar me ndjenjat fetare të njerëzve me qëllim të arritjes së planeve terroriste.

Shekulli Agency