Tiranë, gjendet molotov pranë Xhamisë së Namazgjasë

Pranë Xhamisë së Namazgjasë e cila është në ndërtim e sipër në Tiranë, forcat policore kanë gjetur sasi molotovi, ndërsa policia vazhdon hetimet në lidhje me ngjarjen, raporton AA.

Ndërkohë për AA, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shqipërisë, ka konfirmuar se tek rruga kryesore ngjitur me xhaminë, para hyrjes së godinës së Parlamentit të Shqipërisë “janë gjetur dy shishe me molotov të paplasura të lëna në cep të rrugës jashtë xhamisë”.

Ndërsa në njoftimin e Policisë së Tiranës thuhet se, “Më datë 17.05.2020, rreth orës 22:40, në tortuar, para hyrjes për në Parlament, në kryqëzim me rrugën e Elbasanit, janë konstatuar të paplasura (të padjegura), dy shishe me lëndë djegëse. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”.

Xhamia e Namazgjasë në Tiranë po ndërtohet nga Drejtoria e Çështjeve Fetare të Turqisë dhe Fondacioni i Dijanetit (TDV).

Shekulli Agency