Tensionet mes Turqisë dhe vendeve të BE-së, Këshilli i Evropës thirrje për dialog

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës Thorbjorn Jagland, pas tensioneve mes Turqisë dhe disa vendeve të Bashkimit Evropian (BE) që kanë ndodhur gjatë ditëve të fundit, bëri thirrje për dialog, raporton (AA)

“Kjo situatë dëmton demokracinë dhe diplomacinë. Ne nuk duhet të lejojmë që këto tensione të rriten më tej. Është e nevojshme për të siguruar mundësinë që qytetarët turq brenda dhe jashtë vendit të marrin informacion të mjaftueshëm mbi ndryshimet kushtetuese, ndërsa fushata mbi referendumin duhet të jetë e hapur, përfshirës dhe e drejtë”, ka thënë Jagland në një deklaratë me shkrim

Jagland beson se zyrtarët turq duhet të punojnë ngushtë me kolegët e tyre të huaj kur bëhet fjalë për fushatën jashtë Turqisë

Sipas tij, nevojitet dialog konstruktiv kur bëhet fjalë për aktivitete të tilla, por edhe kohën e nevojshme për përgatitjet administrative

Ai paralajmëroi gjithashtu se fushata dhe takimet në shtetet anëtare të Këshillit të Evropës duhet të organizohen në përputhje me rezolutën Evropiane për të drejtat e njeriut

Autoritetet holandeze penguan Ministrin e Jashtëm të Turqisë Mevlüt Çavuşoğlu dhe ministren e politikave sociale dhe familjes Fatma Betul Sayan Kaya që të vizitojnë misionet diplomatike të Turqisë në këtë vend dhe të takohen me komunitetin turk në Holandë.

Nën përcjelljen e policisë ministrja Kaya është kthyer në Gjermani prej ku në mëngjes është kthyer në Turqi.

Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë ka dënuar pengimin e vizitave dhe ka kërkuar që ambasadori holandez në atë vend, i cili është aktualisht në pushime, për një kohë të mos kthehet në detyrë në Ankara. Ambasada dhe Konsullata e Holandës në Ankara janë mbyllur për shkaqe sigurie.

Policia holandeze ndërkohë me përdorimin e forcës ka shpërndarë qytetarët e tubuar të cilët kanë protestuar kundër ndalimit të makinës së ministres Kaya, por se protestat kanë vazhduar në rrugët e Roterdamit.

Një numër i madh i qytetarëve janë mbledhur para përfaqësive diplomatike të Holandës në Ankara dhe Stamboll për të protestuar për shkak të pengimit të vizitës së zyrtarëve turq në atë vend.

Shekulli Agency