Sulm ajror i forcave të regjimit në një treg të Damaskut, së paku 27 të vdekur

siri

Forcat ajrore të ushtrisë së regjimit të Bashar al-Assadit kanë kryer sulmin ndaj tregut në Duma, si pasojë e të cilit u vranë 27, dhe u plagosën 100 njerëz.

 

Në sulmin ajror të forcave besnike ndaj Bashar al-Assadit në rajonin e Dumës në Damask, të cilën e kontrollojnë kryengritësit janë vrarë 27 persona dhe janë plagosur rreth 100 të tjerë.

Informacionin për sulmin me pasoja vdekjeprurëse e ka konfirmuar zyrtari i një spitali të improvizuar në Duma. Ai tha se forcat ajrore të ushtrisë së regjimit të Bashar al-Assadit kanë kryer sulmin ndaj tregut në Duma, si pasojë e të cilit u vranë 27 persona, dhe u plagosën 100 njerëz. Ai ka pohuar se të gjithë të plagosurit janë në gjendje të rëndë dhe se ekziston frika se numri i viktimave mund të jetë më i madhe dhe mund rritet në vazhdim.

Vendbanimi Duma ndodhet në kuadër të Gutës Lindore e cila është nën kontrollin e opozitës siriane. Burimet lokale të Gutës Lindore herët në mëngjesin e sotëm kanë njoftuar se forcat e regjimit kanë kryer sulmet ajrore në vendbanimet Sekba, Kafr Batna, Hamuriye dhe Duma. Nga sulmet u shkaktuan dëme të madhe materiale në objekte banimi dhe pune. Burimet gjithashtu njoftuan se një sulm u krye edhe ndaj tregut në Duma ku ndodhej numri i madh i civilëve.

Forcat e regjimit shpesh sulmojnë vendbanimet të Gutës Lindore, pjesës së Damaskut i cili prej kohësh ndodhet nën kontrollin e opozitës. Për shkak të bllokadës së tërë rajonit qytetarët nuk mund të sigurojnë produktet bazë. Uji dhe furnizimi me energji elektrike në atë rajon janë të ndërprerë, në këtë mënyrë popullsia lokalë ujin e nxjerrë nga puset.

Shekulli Agency

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.